Në reagimin e tyre, nga komuna kanë thënë se ngjarja ka ndodhur vitin e kaluar dhe se qeverisja aktuale nuk ka përgjegjësi ndaj veprimeve të jashtëligjshme të zyrtarëve në fjalë.
“Keqpërdorimi i detyrës dhe arrestimi i zyrtarëve komunal është ngjarje që e dënojmë dhe që mbetemi krah organeve të rendit për zbardhjen e rasteve të tilla, pasi, jemi zotuar se do të ketë zero tolerancë për akte të keqpërdorimit”, thuhet në komunikatën për media.
“Gjykata e Prizrenit sot ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh pesë zyrtarëve të Komunës së Prizrenit si të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, të cilët në një projekt për ndërtimin e shtëpive për skamnorët kanë dëmtuar buxhetin për mbi 13 mijë euro. Ngjarja ka ndodhur gjatë vitit të kaluar, në vitin 2021, dhe përgjegjësia mbetet individuale e secilit zyrtarë komunal”.
“Qeverisja jonë nuk ka përgjegjësi ndaj veprimeve të jashtëligjshme të zyrtarëve në fjalë, por, mbetemi përgjegjës t’i ndalojmë veprimet e tilla dhe ta ngrisim kontrollin për përgjegjësinë e zyrtarëve komunal ndaj qytetarëve”.
Nga ky akt thuhet se është dëmtuar edhe reputacioni i Komunës së Prizrenit.
“Dënojmë çdo akt të jashtëligjshëm që dëmton qytetarët, me theks të veçantë rastet sociale, të cilat janë prioritet i qeverisjes aktuale dhe do të trajtohen me përpikëri”. /Telegrafi/