Haller kryen operacionin, mungon disa muaj

Sebastien Haller disa ditë më parë u diagnostifikua me turmor testikular. Sulmuesi u detyrua të braktiste fazën përgatitore me skuadrën e re, Borussia Dortmund-in, duke u shtruar në spital.

Drejtori sportiv i Borussia Dortmund, Sebastian Kehl ka dhënë përditësimin më të fundit rreth ish-sulmuesit te Ajax-it.

“Sebastien iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm javën e kaluar”, tha Kehl.

“Gjetjet janë ende duke u analizuar, rruga e trajtimit po diskutohet tani, ka rrugë të ndryshme për të ndjekur”.

“Sigurisht që do të jemi pa të për disa muaj”, vijoi ai.

Sa i përket mënyrës sesi Dortmund-i do të zëvendësojë sulmuesin, i cili iu bashkua klubit nga Ajax në fillim të kësaj vere, Kehl tha “Ne po përgatitemi për skenarë të ndryshëm. Ne po punojmë për opsione dhe ide të ndryshme”.

“Për momentin, asgjë nuk është konkrete. Sinqerisht, mendoj se skuadra jonë na ofron shumë mundësi”, përfundoi Kehl.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Në Muzeun e Hidroelektranës në Prizren promovohet libri “Arti i Udhërrëfimit”

Në kuadër të aktiviteteve për Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, në Muzeun e Hidroelektranës të Prizrenit është promovuar libri “Arti i Udhërrëfimit”, i cili tashmë...

Junior 06 afër titullit, kalon në epërsi 2–0 në finalen e Play Off-it U16

Skuadra e vajzave U16 e Junior 06 Moni Bau ka hedhur një hap të madh drejt titullit kampion në Play Off, pasi ka shënuar...

Lajmet e Fundit