Rrahje në Prizren, 32 vjeçari përfundon me dhëmbë e eshtra të thyera në spital

Një person ka mbetur i lënduar rëndë si pasojë e një rrahje në Prizren.

Gjendja e viktimës është e rëndë  pasi nga rrahja I janë  thyer eshtrat dhe dhëmbët, si dhe lëndime të dukshme në fytyrë.

Stafi mjekësor ka intervenuar menjëherë, ndërkohë që kanë njoftuar edhe Policinë e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë intervistuar 32-vjeçarin.

Para hetuesve policorë ai ka rrëfyer gjithë ngjarjen, ku ka bërë të ditur se për shkak të rivalitetit se kush pret dru më mirë, ai është rrahur me një bashkëmoshatar.

I dyshuari është identifikuar nga Policia dhe është arrestuar, ku me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti ‘Lëndim i rëndë trupor’ dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë./GS

Më Shumë

27 vjet nga rënia e dëshmorit Zenun Çoçaj

Sot bëhen 27 vjet nga rënia e dëshmorit Zenun Çoçaj. Zenun Çoçaj u lind në shkurt të vitit 1952 në fshatin në Gjonaj të Hasit...

Kosova voton sot

Kosova sot mban zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) një ditë më parë ka bërë të ditur se gjithçka është...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit