KBF Bashkimi, katër herë radhazi kampion i Kosovës

KBF Bashkimi është shpallur kampion i Kosovës në basketboll për femra, duke kompletuar një tjetër sezon të suksesshëm dhe duke e çuar serinë e titujve në katër radhazi.

Prizrenaset e siguruan trofeun pas fitores në ndeshjen vendimtare të finales së Play-Off-it ndaj KBF Peja 03 me rezultat 71:61, në një sfidë të luftuar deri në fund.

Me këtë sukses, Bashkimi konfirmon dominimin e tij në basketbollin e femrave në Kosovë, duke shkruar edhe një kapitull tjetër të artë në historinë e klubit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë që mbahet më 26 qershor. Edhe këtë vit ky test do të organizohet vetëm...

Shpërblehet Mamusha

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç, ka njoftuar se komuna që ai udhëheq është shpërblyer nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe organizata Helvetas,...

Lajmet e Fundit