Bashkimi fiton dramën në Prizren, merr epërsinë në gjysmëfinale ndaj Borës

Bashkimi ka shënuar fitore në ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Play-off”-it të ProCredit Superligës, duke mposhtur Borës me rezultat të ngushtë 73:70 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Takimi ishte shumë i luftuar dhe me ritëm të lartë, ku mysafirët nga Prishtina kishin krijuar epërsi deri në 12 pikë gjatë ndeshjes, raporton PrizrenPress. Megjithatë, Bashkimi reagoi në pjesën e dytë, duke e rikthyer lojën dhe duke e vendosur ndeshjen në favor të vet në momentet vendimtare.

Skuadra prizrenase tregoi më shumë qetësi në fund, duke e ruajtur avantazhin minimal deri në përfundim dhe duke siguruar fitoren e parë në seri.

Me këtë rezultat, Bashkimi kalon në epërsi 1:0, ndërsa gjysmëfinalja vazhdon me ndeshjen e radhës, ku Bora synon barazimin e serisë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje 78 vjeçarin në Prizren

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një aksident me fatalitet që ka ndodhur dje në Prizren. Në raportin e PK’së, thuhet se, viktima, ishte dërguar...

Zhduket një grua në Prizren, policia nis hetimet

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Prizren është zhdukur një femër. Lidhur me rastin, prokurori kujdestar ka urdhëruar fillimin e hetimeve. ‘’PERSON I ZHDUKUR Prizren /...

Lajmet e Fundit