4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

LIVE|Kosova e humb ndeshjen që dukej e fituar

Kosova e kishte në dorë fitoren ndaj Irlandës së Veriut, por Muriqi, Bytyçi dhe Zeneli, nuk janë treguar finalizues të mirë secili në nga një rast. 

 

Dhe, siç thuhet në zhargonin futbollistik, “kur nuk shënon ti, atëherë shënon kundërshtari”. Irlandezët kanë shënuar.

Ndeshja në Belfast është mbyllur me humbje të Kosovës me rezultat 2-1.

Ekipi i Girese kaloi në epërsi me golin e Muriqit në minutën e 57, por arriti të mbahet vetëm deri në minutën e 82-të. Fillimisht ka qenë Whyte ai i cili ka realizuar për rezultatin 1-1. Pastaj në minutat shtesë Magennis ka gjetur edhe golin e fitores për vendasit.

Ndeshjen e ardhshme Kosova e luan ndaj Qipros, e cila është edhe ndeshja e fundit.

Irlandezët barazojnë rezultatin

Irlanda e Veriut ka barazuar rezultatin ndaj Kosovës.

Kjo ka ndodhur në një moment kur dukej se irlandezët ishin pajtuar me humbjen, pra në dhjetëminutëshin e fundit të ndeshjes.
Ka qenë Whyte ai i cili ka realizuar për rezultatin 1-1.

Muriqi i jep epërsinë Kosovës me një gol të bukur

Kosova ka krijuar epërsi në ndeshjen e cila po zhvillohet në Belfast kundër Irlandës së Veriut.

Ka qenë minuta e pesëdhjetë e shtatë kur Vedat Muriqi me një goditje të fortë nga jashtë zonës ka mposhtur portierin kundërshtar.
Paraprakisht irlandezëve u është anuluar një gol për pozitë jashtë loje.   

S`ka gola në Belfast gjatë pjesës së parë

Ka përfunduar ashtu siç ka nisur pjesa e parë e ndeshjes Irlandë-Kosovë, pra me rezultat 0-0.

Kosovarët arritën të krijojnë disa raste pranë portës, por pa qenë në gjendje t’i finalizojnë me gol. Një goditje e Florent Muslijës nga ndërprerja ka qenë një moment kur irlandezët kanë parë rrezikun serioz.
Skuadrat pritet të kthehen në fushë pas pesëmbëdhjetë minutave.

Nis ndeshja  Irlandë e Veriut – Kosovë

Ka nisur ndeshja mes Irlandës së Veriut dhe Kosovës.  Ndeshja po zhvillohet në Belfast.

Përballja irlandezo-kosovare është në kuadër të Ligës së Kombeve dhe i përket kategorisë C të këtij organizimi.
Ndeshjen e parë në Prishtinë e kishte fituar Kosova.
Aktualisht grupin e udhëheqë Greqia.

Irlanda Veriut – Kosova, formacionet

Irlanda e Veriut dhe Kosova ballafaqohen sonte në një ndeshje të vlefshme për grupin e dytë të Ligës C në kuadër të Ligës së Kombeve. Tashmë janë publikuar edhe formacionet.RTKLIVE

Më Shumë

Pse e sulmoi Irani Izraelin?

Ben Blushi Sulmi i Iranit kundër Izraelit do të mbahet mend si një ngjarje në të cilën ai që sulmon ka më shumë frikë se...

Qethja e deleve në familjen e dëshmorit të UÇK-së, Pal Paluca (Foto)

Zyrtarët e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nw Prizren  kanë asistuar në qethjen e deleve në familjen e dëshmorit të UÇK-së, Pal...

Lajmet e Fundit