18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Johnny Depp është fejuar me avokaten e tij Joelle Rich

Johnny Depp është fejuar me avokaten e tij Joelle Rich. Dhe, për ironi të fatit, ai u takua me të falë Amber Heard. Thashethemet po qarkullojnë prej disa kohësh, por tashmë njerëzit më të afërt të aktorit e kanë konfirmuar lajmin për “U Ëeekly” dhe “Tmz”. Avokatja mbrojti yllin e “Piratit të Karaibeve” në gjyqin për shpifje kundër tabloidit “The Sun” në nëntor 2020.

Tabolidi britanik “The Sun” e akuzoi atë se rrahu gruan. Në atë rast, një gjykatës arriti në përfundimin se pjesa më e madhe e abuzimit në familje të raportuar nga Amber Heard kishte ndodhur në të vërtetë. Dhe aktori e humbi çështjen.

Në fillim u fol për një flirt mes Johnny Depp dhe avokates tjetër Camille Velasquez, që e bëri atë të fitonte gjyqin kundër Amber Heard. Zëra që u mohuan nga avokatja dhe u cilësuan si “seksistë dhe joetikë”. Zgjedhja e aktorit 59-vjeçar ishte britanikja Joelle Rich, me dy fëmijë dhe një martesë të sapo përfunduar, e famshme për përfaqësimin e Meghan Markle, kur disa tabloidë britanikë publikuan letrën e shkruar me dorë nga Dukesha e Sussex-it drejtuar babait të saj Thomas.

Sipas burimit, Rich kishte marrë pjesë edhe në seancat e gjyqit të Johnny Depp kundër Amber Heard në Virxhinia.

“Ajo nuk ishte pjesë e ekipit të tij të avokatëve, nuk kishte asnjë detyrim profesional, ishte një çështje personale”.

Nëse lidhja mes Johnny Depp dhe Joelle Rich, konfirmohet nga vetë ata, do të jetë lidhja e parë publike e yllit pas divorcit të vitit 2017 me Amber Heard, pas dy vitesh martesë. Johnny Depp ishte i martuar me grimieren Lori Anne Ëilson (1983-1985) dhe ka dy fëmijë me ish-partneren e tij, kurrë të martuar, Vanessa Paradis: Jack Depp dhe Lily-Rose Depp.

Lily Rose i ngjan shumë nënës së saj, ajo është aktore dhe modele, fytyrë e markave ndërkombëtare, ish e dashura e aktorit Timothée Chalamet, ajo ndjek gjurmët e prindërve të saj. Nga ana tjetër Jack është i turpshëm dhe i rezervuar, ai nuk ka as profile sociale dhe preferon jetën larg vëmendjes. Fëmijët e kanë mbështetur gjithmonë babanë e tyre dhe duket se nuk e kanë pëlqyer kurrë Amber Heard.

Më Shumë

Detaje për aksidentin në Malishevë, ku vdiq këmbësorja shtatzënë

Një aksident tragjik ka ndodhur dje në fshatin Astrazub të Malishevës. Policia sot në raportin 24-orësh ka dhënë detaje në lidhje me rastin ku thuhet...

Në cilin qytet zviceran do të mbahet Eurovision2025?

Eurovizioni i vitit të ardhshëm do të zhvillohet në qytetin e Bazelit ose Gjenevës, njoftoi Korporata Zvicerane e Transmetimeve. ”Qytetet Zyrih dhe Bernë nuk janë...

Lajmet e Fundit