Rexhaj i LVV-së: Nëse SBAShK-u e bën këtë veprim, pagat iu dalin automatikisht

Qeveria Kurti i ka vetëm dy kërkesa ndaj Sindikatës së Arsimit, raporton Paparaci.

Sipas tij, më e rëndësishmja prej tyre është zëvendësimi i orëve të humbura gjatë muajit shtator, si pasojë e grevës nga SBAShK-ut.

 

 

Megjithatë, ai shtoi se nëse SBAShK-u zotohet se orët e humbura do të zëvendësohen, automatikisht bëri të ditur se pagat avans do të jepen automatikisht.

Mes tjerash, ligjvënësi i pushtetit tha në Kanal 10 se se deklarata e SBASHK-ut për shtesat 100 euro ka qenë tendencioze në rrafshin politikën dhe se ekzekutimi i pagave në avans duhet të bëhet kur mbahen orët e humbura.

 

 

“Mendoj që kjo puna e 50 eurove, 100 eurove shifrave, prapa vetes ka fshehur misionin politikë. Tash çështja e lëshimit të pagave, është një çështje që e tha edhe ministrja, të mbajmë orët shtesë le ta marrin pra një avans dhe pastaj le ta marrin edhe rrogën.”, vijoi Rexha.

Më Shumë

Xhevat Susuri vazhdon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Futbollisti Xhevat Susuri do të vazhdojë të jetë pjesë e Lirisë edhe për tre sezonet e ardhshme. Klubi prizrenas ka njoftuar se Susuri ka nënshkruar...

Prizreni hap oborret e pesë shkollave për parkim falas gjatë sezonit veror

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se, nga dita e sotme deri më 23 gusht 2026, do të lejohet hyrja dhe shfrytëzimi pa pagesë i...

Lajmet e Fundit