Gjykata merr vendim për 13 të arrestuarit gjatë operacionit ‘TOTO’ në Prishtinë e Prizren

13 personat që u arrestuan në mega-aksionin policor ‘TOTO’ në rajonin e Prishtinës dhe Prizrenit kundër fajdes dhe bixhozit të paligjshëm, kanë dalë sot para gjyqtarit të procedurës paraprake, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Gjykatës bëjnë me dije se është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prizren për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh për 13 të dyshuarit veç e veç.

E në mesin e të arrestuarve është edhe zyrtari policor, L. B. i cili dyshohet se ka kryer pesë vepra penale: ‘Fajde’, ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar’, ‘Sulm’, ‘Detyrim’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda strukturave të sigurisë në vend, kanë bërë me dije se mobilizimi për aksionin ‘TOTO’ ka ardhur si rezultat i një pune të gjatë hetimore të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, nën menaxhim të Prokurorisë Themelore në Prizren, e të asistuar edhe nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës, e cila ka shpërfaqur se regjioni i Prizrenit është përdorur si fole për aktivitetin e fajdes dhe organizimin e lojërave të fatit në mënyrë të kundërligjshme.

Më Shumë

Banorët nisin të mblidhen për protestë – Pacolli iu tha se do të diskutojë me ta për laurën në rrugën për në Prevallë

Disa qytetarë kanë nisur të mblidhen për të protestuar kundër vendosjes së laurës në rrugën Prizren–Prevallë. Në disa pamje të publikuara nga mediumi lokal, RTV...

Kurtaj rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me sulmuesin Albion Kurtaj, i cili ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare me klubin prizrenas. Kurtaj vazhdon kështu rrugëtimin...

Lajmet e Fundit