33.8 C
Prizren
E enjte, 29 Korrik, 2021

36 raste me COVID-19, asnjë nga Prizreni

TRIDHJETË E GJASHTË RASTE ME COVID-19 DHE TETË TË SHËRUAR!

Sot më 06 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 201 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 36 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 24 raste (sipas vendbanimit: 15 Nedakoc, 6 Vushtrri, 2 Novolan dhe 1 Reznik), komuna e Mitrovicës 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Mitrovicë) dhe Fushë Kosovë 6 raste (sipas vendbanimit: 6 Miradi e Poshtme).

Sot më 06 qershor 2020, janë shëruar 8 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 884 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 06 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 16.378 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.194 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 06 qershor 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 6,880,373 raste të COVID-19 dhe 398,754 raste të vdekjes.

TË NDERUAR QYTETARË!

DUKE QENË SE SITUATA EPIDEMIOLOGJIKE DITËT E FUNDIT PARAQET RRITJE TË RASTEVE POZITIVE DHE NUK ËSHTË STABILE NË DISA KOMUNA TË KOSOVËS, DUHET ZBATUAR REKOMANDIMMET PËR KUJDES TË SHTUAR NË KËTË FAZË, DUKE VËNË NË KONTROLLË MJEKËSORE ÇDO PERSON QË HYN NË TERRITORIN E KOSOVËS.

Që kur ka filluar lehtësimi i masave për disa aktivitete, për stafin shëndetësor angazhimi dhe përkushtimi duhet të shtohet duke pasur parasysh se tani kemi rrezik më të madh pasi që edhe kontaktet do të shtohen.

Pakujdesia e disa qytetarëve gjatë këtyre aktiviteteve, mund të shtojnë rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent dhe kështu mund të mbingarkohet sistemi shëndetësor me pasoja të pa parashikuara deri në shpërthim e që mund të paraqes rrezik për jetën e qytetarëve.

Bazuar në këtë, IKSHPK rekomandon që në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse të deritashme e në veçanti zbatimi i planit për masat lehtësuese që nënkupton vazhdimin e zbatimit të mëtutjeshëm të rekomandimeve.

Po ashtu në mënyrë strikte të respektohet distancimi fizik, përdorimi i maskave, dezinfektimi dhe ajrosja duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Të përcillet respektimi i rekomandimeve të MSH dhe IKSHPK nga inspektoratet dhe organet e rendit dhe të merren masa përgjegjësie në rast të mos zbatimit eventual të këtyre rekomandimeve.

Çdo hap përpara që bëjmë, bartë edhe rrezikun me vete derisa virusi është ende në mesin tonë.
Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave!
Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!
Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të institutit kombëtar të shëndetësisë publike dhe ministrisë së shëndetësisë!
Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!
Ju lutem të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Më Shumë

Konjufca pas aksidentit në Kroaci: Lutemi të ketë sa më pak viktima

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar pas tragjedisë së sotme në Kroaci, ku autobusi nga Kosova është aksidentuar dhe të paktën...

Trupat e viktimave të aksidentit në Kroaci mbërrijnë sot në Kosovë

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Svecla, ka folur për media mbrëmë pas ardhjes së të mbijetuarve të aksidentit tragjik që ndodhi në Slavonski...

Kapen në flagrancë disa emigrantë në Vërmicë, arrestohen shtatë persona

Përmes një komunikate për medie është bërë e ditur se njësitet policore kufitare gjatë vëzhgimit të terrenit në Vërmicë kanë vërejtur lëvizje të dyshimta. “Aty...

Tragjedia në Kroaci, identifikohet i vdekur edhe një 55 vjeçar nga Prizreni

Një 55 vjeçar nga Randobrava e Prizrenit është identifikuar në mesin 10 viktimave që vdiqën dje në aksidentin me autobus në Slovanksi Brod të...

Sot varroset 18 vjeçarja nga Krusha e Madhe që vdiq në aksidentin në Kroac

18 vjeçarja Anjeza Bellanica, që vdiq në aksidentin tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë, do të varroset sot. Varrimi i Anjeza Bellanicës, që është një...

Distria Krasniqi siguron medaljen olimpike, kalon në finale të “Tokio 2020”

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka arritur në finalen e madhe të Lojërave Olimpike “Tokio 2020” në kategorinë deri në 48 kilogramë në xhudo. Distria e...

Meçi Joshua vs Fury pas pak muajsh, thotë promotori Hearn

Meçi i shumëpritur në kategorinë e rëndë mes Anthony Joshuas dhe Tyson Fury ka mundësi reale të zhvillohet në muajin shkurt, ka thënë Eddie...

Kandidati i LDK-së për Malishevë: Do te jem befasia e këtyre zgjedhjeve

Bajrush Hoti zyrtarisht është kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kreun e komunës së Malishevës. Hoti duke folur në emisionin “Edicioni Special” tha se...

Djali i Ukshin Hotit: S’duhet të ketë marrëveshje finale me Serbinë pa zgjidhur fatin e personave të zhdukur

Është i gatshëm të përballet me Serbinë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve të luftës. Andin Hoti, i biri i veprimtarit të zhdukur,...

Vdekje e dyshimtë në Prizren

Një burrë ka ndërruar jetë në rrethana të dyshimta dje në Prizren. Viktima ishte dërguar pa shenja jete në spitalin rajonal të Prizrenit, ku vdekjen...

Shesin video seksi në internet për të paguar qiranë, çifti: U treguam fëmijëve

Sa të sinqertë jeni më fëmijët tuaj? Për shembull, nëse do të kishit një punë të themi jo të zakontë, a do ua tregonit...

Oriola Marashi zhvishet në natyrë

Modelja shqiptare, Oriola Marashi, është mjaftë aktive në rrjete sociale ku vazhdimisht publikon fotografi e video nga jeta e saj e përditshme. Oriola ka mahnitur...

Dënohet me 205 vjet burgim amerikani që vrau 5 familjarë

Një burrë 44-vjeçar nga Wisconsini i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është dënuar me mbi 200 vite burgim dhe 105 vjet vëzhgim, pasi në...

Situatë kritike nga zjarri në Karaburun, arrijnë 40 ushtarë

Vijon të jetë aktiv zjarri në gadishullin e Karaburunit. Edhe pse punonjësit e zonave te mbrojtura kanë qenë gjatë gjithë natës në terren për...

108 vjet nga Konferenca e Londrës

108 vjet më parë përfundoi punimet Konferenca e Londrës, në të cilën u vendos përgjysmimi i trojeve shqiptare dhe fati i saj. Konferenca e Ambasadorëve...

Kaq mund të gjobiteni nëse e merrni produktin pa kupon fiskal

Përveç bizneseve të cilat janë të detyruara t’u lëshojnë kupon fiskal secilit blerës, edhe konsumatorët janë të obliguar ta kërkojnë kuponin për çfarëdo blerje,...

Lajmet e Fundit