Drenica ia nxjerrë një pikë Ballkanit

Ndeshja mes Drenicës dhe Ballkanit, ka përfunduar në barazim 1-1, në kuadër të xhiros së 11-të në Superligën e Kosvoës.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, pavarësisht shumë rasteve për shënim.

Në pjesën e dytë, fillimisht në epërsi kaluan vendasit me Osman Mëziun, derisa golin e barazimit për Ballkanin, e realizoi Armend Thaqi, në minutën e 81’ me një gol të bukur.

Ballkani pas barazimit mbetet në vendin e dytë me 22 pikë, pas 11 ndeshjeve, teksa Drenica në pozitën e gjashtë me 12 pikë. /Klankosova.tv/

Më Shumë

Kosovarët për Bajram drejt Shqipërisë, rritje e fluksit në Morinë

Shumë kosovarë kanë shfrytëzuar ditën e Kurban Bajramit për të festuar dhe për të vizituar qytetet dhe pikat turistike në Shqipëri. Dita e Kurban Bajramit...

61 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1881 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit