9.4 C
Prizren
E hënë, 3 Nëntor, 2025

Maqedonia e Veriut miraton trasenë e rrugës Tetovë-Prizren

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar trasenë nëpër të cilën do të duhet të kalojë rruga që do të lidhë Tetovën me Prizrenin. Gjatësia e rrugës, sipas studimit të fizibilitetit, duhet të jetë rreth 40 kilometra dhe do të lidhet me një tunel në gjatësi prej 6.4 kilometrash.

 

“Është zgjedhur traseja në të cilën duhet të ndërtohet rruga Tetovë-Prizren,e cila trase është miratuar nga dy qeveritë tona”, tha Ejup Rustemi, drejtor i Ndërrmarjes Publike “Rrugët e Maqedonisë së Veriut”.  “Ne kemi ndarë mjetet për fillimin e projektimit të kësaj rruge”.

Ai deklaroi se pas caktimit të trasesë, tani duhet që Maqedonia e Veriut dhe Kosova, të nënshkruajnë marrëveshje për zgjedhjen e projektuesit dhe  bashkëfinancimin e hartimit të projektit për ndërtimin e rrugës Tetovë -Prizren.

Realizimi i këtij projekti pritet të krijojë lidhje më të sigurta e të qëndrueshme të transportit për njerëz dhe biznese, në veçanti për lidhjen e parqeve nacionale, qendrave turistike dhe korridoreve rrugore, në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut./RTK

Më Shumë

Qeveria vendos për vlerën e pensioneve, ekzekutohen të rritura nga nesër

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka premtuar rritjen e pensioneve bazë për pensionistët dhe rritjen e shtesave për fëmijët, në votimin e Projektligjit të...

Zafir Berisha mbështet Artan Abrashin për kryetar të Prizrenit

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Prizrenit (BD), Zafir Berisha,ka vendosur të mbështesë kandidatin Artan Abrashi në balotazh për kryetar të Prizrenit. “Ky nuk është një...

Për Fatos Nanon

Lajmet e Fundit