24.9 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Kurti pas protestës në veri: Serbia mund të mos dojë që të angazhohen në dialog, dhe ka zgjedhur rrugë tjetër

Kryeminsitri Albin Kurti, të dielën ka thënë se Serbia mund të mos dojë që të angazhohen në dialog dhe ka zgjedhur rrugën tjetër.

Kjo, pas protestës e thirrur nga Lista Serbe – për shkak të vendimit të Prishtinës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në targat RKS – Republika e Kosovës.

“Ka mundësi që ata nuk dëshirojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe tash kanë zgjedhur këtë rrugën tjetër, por unë besoj që të dëgjueshmit e tyre, janë pakrahasimisht strukturat e ndryshme ilegale, se sa qytetarët e vendit tonë që janë me përkatësi etnike serbe”, tha ai.

Reklama

Kurti shtoi se situata e sigurisë rrezikohet nga individë e grupe të ndryshme të krimininalizuara, por theksoi se ligjshmëria dhe kushtetueshmëria nuk mund të kompremetohen.

“Situata e sigurisë rrezikohet nga individë e grupe të ndryshme të krimininalizuara. Në këto 20 vjet dhe në këtë periudhë sa një vit e tetë muaj sa jemi në qeverisje kemi bërë avancim të madh në luftimin e krimit dhe korrupsionit….”.

“Republika e Kosovës është shtet demokratik dhe serioz, ligjshmëria dhe kushtetueshmëria nuk mund të kompremetohen, ato shkojnë bashkë në paqen dhe sigurinë dhe nuk do të ketë asnjë individ dhe asnjë grup më të fuqishëm se sa shteti ynë. Ne nuk i dallojmë kriminelët në bazë të përkatësisë etnike, por vetëm mbi bazën e veprave të tyre penale dhe sjelljeve të paligjshme që i bëjnë”, u shpreh kreu i Qeverisë.

Kurti po ashtu ka folur edhe për periudhën që do të jetë në javët dhe muajt ne vijim rreth procesit të targave./Telegrafi/

Më Shumë

Sulmoi dhe grabiti qytetarin, arrestohet brenda pak orësh i dyshuari në Prizren

Të hënën rreth orës 18:40, një 31-vjeçar raportoi në Polici se ishte sulmuar nga një person i panjohur, në rrugën “Skënder Latifi” në Prizren,...

U shoqërua për dhunë në familje, iu gjet edhe drogë – ndalohet për 48 orë një person në Prizren

Një rast me dy vepra penale është zbuluar nga Policia e Kosovës të dielën në qytetin e Prizrenit, ku një person fillimisht ishte ndaluar...

Lajmet e Fundit