11.7 C
Prizren
E enjte, 12 Shkurt, 2026

Familja në Dragash ushtron dhunë dhe e largon nga shtëpia 68-vjeçaren me probleme mendore

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe të martën në Dragash, ku një familje ka larguar nga shtëpia familjaren me probleme mendore, ndaj të cilës fillimisht kishin ushtruar dhunë, duke i shkaktuar shqetësim të madh.

 

 

Sinjali mëson se rastin e kanë denoncuar disa dëshmitarë, të cilët e kanë njoftuar Policisë se familja e ka larguar 68-vjeçaren, të cilën e kanë lënë në një objekt afër shtëpisë, pa përkujdesje. Denoncimi për këtë rast, ka aktivizuar Policinë, me ç’rast kanë shoqëruar në stacion policorë dy persona të dyshuar.

Të njëjtit kanë dhënë deklarata para hetuesve policorë për motivet e rastit dhe e kanë mohuar ta kenë sulmuar fizikisht të moshuarën. Ndaj tyre, pas  përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shteti është iniciuar rasti për dhunë në familje.

Më Shumë

Rahovec, mbahet takimi i këshillit organizativ për 17 Shkurtin

Nën udhëheqjen e nënkryetarit të Komunës së Rahovecit, Betim Zllanoga, u zhvillua takimi i këshillit organizativ për nder të 17 Shkurtit, përvjetorit të Pavarësisë...

Mbërrijnë në Kosovë tri transferet e reja të Yllit

Golden Eagle Ylli mund edhe të llogarisë në vikend për tri ardhjet e reja të huaja. Siç ka mësuar AsistiOnline.com, tri transferet e fundit për...

Lajmet e Fundit