Abrashi: Kosova është në limitet e kompromisit, veç nëse heqim dorë krejt prej shtetit

“Mendoj që Kosova është në limitet e saj të kompromisit, çka të jap më shumë? Veç hekshim dorë krejt prej shtetit e këtë gjë jam shumë i sigurt që Qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka për t’a bërë”.

Kështu ka deklaruar Artan Abrashi, deputeti nga radhët e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

 

 

IAbrashi ka thënë se na ishte thënë që pakoja e Ahtisarit ishte kompromisi i fundit i dhimbshëm për Kosovën, gjë e cila sipas tij nuk rastisi të jetë ashtu.

“Na është thënë të gjithëve në Kosovë, pa përjashtim, që pakoja e Ahtisaarit ka me qenë kompromisi i fundit i dhimbshëm për Kosovën, por nuk ishte kështu. Pas kësaj erdhi marrëveshja e vitit 2011, pastaj ajo e 2013… pastaj ajo e asociacionit. Shtrohet pyetja se deri kur kështu”, ka deklaruar Abrashi në Debat Plus.

Më Shumë

LVV-ja në Prizren mban tubim me gra dhe vajza

Lëvizja Vetëvendosje - Qendra në Prizren ka organizuar një tubim me gra dhe vajza, ku morën pjesë përfaqësuese dhe kandidatë të kësaj partie. Në këtë...

Rriten shtesat për lehonat, nga ky muaj secila nënë lehonë do të përfitojë 500 euro në muaj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vendosur që një vendim, i cili ishte paraparë të hynte në fuqi në muajin korrik, të zbatohet më...

Lajmet e Fundit