7.7 C
Prizren
E enjte, 5 Shkurt, 2026

Lojërat e fatit s’mund t’i ndalë as ligji: Bastisje në një lokal në Prizren, policia kap në flagrancë 8 persona

Bixhozi i paligjshëm po sfidon shtetin. Aktivitete të tilla të organizimit të lojërave të fatit në vendin tonë janë të ndaluara me ligj dhe përbëjnë vepër penale, por kjo nuk po i ndalon qytetarët që të veprojnë kundërligjshëm, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksion i Policisë i zhvilluar mbrëmë në rrugën “Petrit Bytyqi” në Prizren rezultoi me zbulimin e një lokacioni ku dyshohet se organizoheshin lojëra të fatit, me ç’rast Policia ka kapur në flagrancë 8 persona.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se i dyshuari kryesor ishte pronari i lokalit, ku bashkë me të dyshuarit e tjerë po zhvillonin aktivitete të tilla të paligjshme. Policia ka kryer bastisje në këtë lokal dhe ka gjetur pajisje që shfrytëzohen për organizimin e këtyre lojërave.

 

 

Pas përfundimit të bastisjes, dëshmitë janë sekuestruar, ndërsa personat e dyshuar janë dërguar në stacion policor, ku janë intervistuar nga hetuesit policorë. Ndaj pronarit të shtëpisë është nxjerrë vendim për inicimin të rastit, kurse personat e tjerë që u kapën janë lënë të lirë.

Kujtojmë se ka pasur shumë raste kohëve të fundit kur Policia ka zbuluar se në lokale të ndryshme, në disa qytete e fshatra janë organizuar lojëra të tilla.

Më Shumë

Gjenerata 2025 përfundon praktikën njëvjeçare në Gjykatën Themelore në Prizren dhe Suharekë

Praktikantët e Gjykatës Themelore në Prizren dhe Suharekë kanë përfunduar me sukses praktikën profesionale një (1) vjeçare, duke shënuar një hap të rëndësishëm në...

Manipulimi me vota: Kryesuesi i komisionit nga Malisheva ndalohet për 48 orë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se më datë 28 janar 2026 ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve të...

Lajmet e Fundit