6.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Gjykimi për shpërthimin në Zhur, refuzohen propozimet e mbrojtjes për shikim të vendit të ngjarjes

Gjykata Themelore në Prizren, të mërkurën, ka refuzuar propozimet e mbrojtësit të akuzuarit, Iran Badalli, avokat Emira Gavazaj dhe mbrojtësit të akuzuarit Arben Gashi, avokat Esat Gutaj, për shikimin apo rikonstruimin e vendit të ngjarjes.

Këto propozime, janë refuzuar nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Ajser Skenderi, po ashtu ajo ka thënë se refuzohet edhe propozimi për dëgjimin e dëshmitarit Fehmi Aliu.

Badalli dhe Gashi po akuzohen se me anë të mjetit eksplodues kanë shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve, ku të njëjtin e kishin fshehur në shtëpinë e të akuzuarit Badalli në fshatin Zhur, e që gjatë bastisjes së të njëjtës nga zyrtarët policor, mjeti ka eksploduar me ç’rast ka gjetur vdekjen zyrtari policor Sami Thaçi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Paraprakisht, në këtë seancë është dëgjuar në cilësi të dëshmitarit Ardian Krasniqi, ekspert i teknologjisë dhe informacionit në Policinë e Kosovës.

Duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit të akuzuarit Badalli, avokat Valdrin Gashi, Krasniqi ka treguar se ka bërë ekzaminimet e dy telefonave në emër të akuzuarit Badalli.

Krasniqi ka treguar përmbajtjen e fotografive të cilat ishin pjesë të raportit të ekspertizës me numër 036-FV TI-2020.

Ai ka treguar se fotot që përmban raporti janë foto-gjurmët, që do të thotë se origjinali i fotos nuk është por është gjurma e tij dhe se mungon data kur është bërë fotoja.

Krasniqi ka thënë se fotot paraqesin gjurmë të fotove origjinale, se këto foto kanë ekzistuar në këtë telefon dhe janë hapur së paku një herë dhe që prej këtyre gjurmëve nuk mund të konstatohet burimi i tyre.

Seancat e radhës për këtë rast janë caktuar të mbahen më 13, 19 janar dhe 14 shkurt 2023.

Ndryshe, sipas aktakuzës, dy të pandehurit Iran Badalli dhe Arben Gashi, në fillim të muajit janar 2020  në Prizren janë furnizuar me mjet eksplodues nga i akuzuari Valbon Çollaku, e pastaj të njëjtin e kanë fshehur në krevatin e fëmijëve ne dhomën e katit të II të shtëpisë të të akuzuarit Iran Badalli në fshatin Zhur Komuna e Prizrenit dhe pas një kontrolli të autorizuar të kësaj shtëpie nga Njësiti për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, më 28 janar 2020, rreth orës 20:00, në kontakt me këtë mjet, i njëjti ka eksploduar, ku ka gjetur vdekjen zyrtari policor Sami Thaçi, kurse policët tjerë të Njësitit gjegjës – të dëmtuarit Artur Mrasori, Jetmir Hasanaj dhe Arsim Byrtyqi kanë ka pësuar lëndime të rënda trupore si dhe fëmija S.B po ashtu ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Me këto veprime, sipas prokurorisë, të akuzuarit kanë kryer në bashkëkryerje veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356, paragrafi 5, 4 dhe 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërsa në dispozitivit II të aktakuzës, thuhet se në vend dhe kohë të njëjtë të përshkruar përafërsisht si në pikën I të dispozitivit të aktakuzës, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm mbi armët, përveç eksplozivit të lartcekur të shpërthyer, kanë pasur të fshehur edhe eksplozivin e mbetur TNT me peshë prej 809.1 gr dhe një detonator mekanik, në të cilin ishte i vendosur një fitil ngadalndezës në gjatësi 63 cm.

Me këtë, të akuzuarit në bashkëkryerje akuzohen se kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi 

Më Shumë

Sonte Derbi i Madoninës: Fitorja shpall kampion Interin

Dy rivalët e përjetshëm të kampionatit Italian, Milani dhe Interi përballen me njëra-tjetrën në Derbin e Madoninës, mbrëmjen e kësaj të hëne, nga ku...

Sot votohet për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri

Sot në katër komunat në veri të vendit do të votohet për ose kundër shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në këto komunat. Komunat që do të...

Lajmet e Fundit