16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Flet kryeprokurori Shala: Konflikti nisi për faturë, arma nuk është gjetur

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, ka folur për Gazetën Express për vrasjen që ndodhi mëngjesin e sotëm në dalje të Prizrenit, ku mbeti i vrarë një 31-vjeçar me origjinë nga Kukësi dhe u plagos një 27-vjeçar. Kryeprokurori Shala tha se konflikti ka nisur në lokalin “Kobra City” lidhur me pagesën e faturës së shërbimeve.

Teksa për këtë rast konfirmon ndalimin e 6 personave në mesin e tyre edhe ndalimin e Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra”, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Kryeprokurori Admir Shala tha se prokuroria është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rastit, ndërsa arma me të cilën dyshohet se është kryer krimi nuk është gjetur akoma.

Ai tha se Dibran Hoxhaj është i dyshuar për veprën penale “vrasje e rëndë”, ndërsa të ndaluarit e tjerë për “pjesëmarrje në rrahje”.

Gazeta Express raportoi sot se dëshmitarët kanë deklaruar në polici se motivi i mundshëm i vrasjes dhe plagosjes është fatura e shërbimeve në vlerë prej 400 euro.

“Sot në orën 04:10, policia ka marrë informatë se ka pasur të shtëna në afersi të lokalit “Kobra City”, në dalje të Prizrenit rruga Prizren- Kukës. Dyshohet se ngjarja tragjike ka ndodhur pas një konflikti në lokalin “Kobra City” me disa shtetas të Shqipërisë, lidhur me pagesën e faturës së shërbimeve”, tha  kryeprokurori Admir Shala.

“Në momentin që shtetasit V.C., R.Sh dhe A.B, po largoheshin me automjetin e tyre te markes Audi, dyshohet se shtetasi D. H, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre”, shtoi ai.

Shala thekson se 27-vjeçari i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.

“Si pasojë e të shtënave me armë zjarri 31-vjeçari me inicialet V. C., dhe R. Sh., 27 vjeç, të dy nga Kukësi janë plagosur, ku si pasoj e plagëve shtetasi V.C. ka vdekur, ndersa shtetasi R.SH. ka pësuar lëndime trupore dhe është jashtë rrezikut për jetë”.

Tutje, kryeprokurori Shala theksoi se organet e rendit të Kosovës dhe Shqipërisë janë në bashkëpunim për zbardhjen e rastit.

“Prokuroria Themelore në Prizren së bashku me Policinë e Kosovës, janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, me qëllim të sigurimit te provave dhe zbardhjes së rrethanave të ngjarjes. Organet e zbatimit të ligjit të Kosovës dhe ato të Shqipërisë janë në bashkëpunim për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. I dyshuari D.H. dyshohet për veprën penale vrasje e rëndë”, tha Shala

Pas bastisjes, është mbyllur lokali “Kobra City” në Prizren. Në vendngjarje janë gjetur të paktën tri gëzhoja plumbash si dhe është hasur lokali i demoluar.

Gazeta Express raportoi se bastsisje janë kryer edhe në shtëpinë e Dibran Hoxhës i cili njihet si “Kobra”.

Më Shumë

Suksesi në vlerësimin e brendshëm të shkallës së V-të në gjimnazin “Gjon Buzuku” të Prizrenit

Në gjimnazin "Gjon Buzuku", të enjten u zhvillua vlerësimi i shkallës së pestë për nxënësit e klasave të XI-ta. Drejtoresha e gjimnazit, Gylaj Shipkovica-Karjagdiu, njoftoi...

Shkolla ‘Bajram Curri’ në Romajë të Hasit, drejt një fushe sportive të re

Shkolla fillore “Bajram Curri” në Romajë të Hasit, shumë shpejt do të bëhet me fushë të sportit. Drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit...

Lajmet e Fundit