1.5 C
Prizren
E martë, 14 Janar, 2025

Mblidhet Kuvendi, në rend dite Projektligji për Trustin

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhen sot në seancën e radhës plenare.

Në seancën që pritet të fillojë në orën 10:00 do të jetë në rend dite miratimi i Projektligjit për Trustin.

Partia që ka shumicën parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje, kanë dalë kundër këtij Projektligji, ndërsa partitë opozitare janë shprehur optimistë se sot do të kalojë në lexim të parë.

Shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se qëndrimi i partisë që ajo përfaqëson është i qartë dhe nuk do ta mbështesin tërheqjen nga Trusti.

“Qëndrimi i grupit të VV-së janë të qarta ne nuk e kemi mbështetur tërheqjen nga trusti, sepse konsiderojmë që në aspektin ekonomik do të këtë efekt negativ dhe afatgjatë në ekonomi”, ka thënë ajo.

Për kalimin e kësaj nisme, nevojiten shumica e thjeshtë e votave të deputetëve që marrin pjesë në votim.

 

 

Nisma për tërheqjen e Trustit është proceduar për në Kuvendin e Kosovës në dhjetor të vitit të kaluar pasi mori miratimin e Komisionin për Buxhet.

Partia Demokratike e Kosovës, kishte propozuar tërheqjen deri në 30 për qind të kursimeve pensionale.

Deputeti i kësaj partie, Bekim Haxhiu, në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së më 9 mars kishte dorëzuar në Kuvend Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, i cili do të mundësonte tërheqjen e këtyre mjeteve.

Megjithatë ky projektligj nuk kishte marrë dritën jeshile të deputetëve të Kuvendit të Kosovës në Qershor.

Pas këtij dështimi qytetarët e Kosovës përmes më shumë se 20 mijë nënshkrimeve ishin drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës që t’u lejohet tërheqja e Trustit.

Më Shumë

Nga izolimi në izolim, Gjesti bëhet pjesë e Big Brother VIP Albania

Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti për publikun, tashmë është futur në shtëpinë e Big Brother Vip Albania. Nga sot ai është banori më i...

Plani i punës dhe objektivat e Prokurorisë së Prizrenit për vitin 2025 shqyrtohen me shoqërinë civile dhe gazetarët

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, të enjten, ka mbajtur tryezë diskutimi me anëtarët e shoqërisë civile dhe gazetarët, për të shqyrtuar...

Lajmet e Fundit