5.1 C
Prizren
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

Kurti përkujton dëshmorët në Rogovë të Hasit, Vraniq, Bishtazhin e Gadish

Në 24- vjetorin e masakrës në fshatin Rogovë të Hasit, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka përkujtuar 21 dëshmorët, luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe civilë, të rënë më 29 janar të vitit 1999 në këtë masakër.

Te lapidari në Vraniq të Gjakovës, Kurti ka bërë homazhe dhe ka përkujtuar katër dëshmorët e familjes Lleshi. Prendi dhe Mema ranë dëshmorë më 28 janar 1999 në betejën e Godenit, ndërsa Marku dhe Kola më 7 gusht 1998 në betejën e Vraniqit.

 

 

Kryeministri Kurti ka përkujtuar edhe dëshmorët Hamdi Berisha dhe Kasim Shala, duke vendosur lule të freskëta te ura e Bishtazhinit, ndërsa në  Gadish ka ndëruar jetën dhe veprën e Gasper Karaqi, i rënë dëshmorë ?më 28 janar 1999.

Më Shumë

Aksident i rëndë në dalje të Prizrenit, tre të lënduar

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në dalje të Prizrenit. Sipas informacioneve që ka siguruar Klankosova.tv ata janë dërguar...

Derbi në Prizren

Spektakli i basketbollit vazhdon në Prizren, kësaj radhe me derbin e javës së 20-të të ProCredit Superligës. Bashkimi - GO+ Peja është sfida kryesore e...

Lajmet e Fundit