7.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

33 vjet nga vendimi për Aksionin e Pajtimit të Gjaqeve

33 vjet më parë Myrvete Dreshaj, Have Shala, Adem Grabovci dhe Brahim Dreshaj dhe Lulëzim Etemaj e kishin marrë vendimin për të filluar Aksionin për Pajtimin e Gjaqeve, Plagëve dhe Ngatërresave në Kosovë.

Njëri nga iniciatorët e këtij aksioni, Lulëzim Etemaj, ka përkujtuar 29 janarin e vitit 1990, duke thënë se një aksion të tillë nuk e ka shënuar historia e asnjë populli.

 

 

“Në emër të gjakut të derdhur për liri, flamurit kombëtar, Kosovës dhe të ardhmes në liri. Pasqyrim i humanizmit, shpirtbardhësisë dhe vetëdijes së lartë njerëzore dhe kombëtare shqiptare. Diçka të tillë nuk ka shënuar historia e asnjë populli”, ka shkruar Etemaj në “Facebook”.

Postimi i plotë i Etemajt:

29 janar 1990: Data e një VENDIMI të madh!

Krenar që së bashku me ish-të burgosurit politikë, studentë të Universitetit të Prishtinës, Myrvete Dreshaj, Have Shala, Adem Grabovci dhe Brahim Dreshaj më 29 janar 1990 morëm vendimin për të filluar Aksionin për Pajtimin e Gjaqeve, Plagëve dhe Ngatërresave në Kosovë.

Më 2 shkurt 1990, në fshatin Lumbardh të Deçanit, kërkuam për herë të parë faljen e gjakut. Krejt çka arritëm në këtë rast, pas përpjekjeve të shumta, ishte një besë 2-mujore. Pjesëmarrës ishin edhe profesorët Anton Çetta dhe Zekeria Cana, të cilët kishin shprehur përkrahjen e tyre ndaj nismës sonë dhe na ishin bashkangjitur në pajtimin e gjaqeve pas ftesën që iu kishim bërë.

Me pastaj u bashkëngjitën me mijëra. Pa dallim moshe, gjinie dhe rajoni. Treguan përkushtim dhe vendosmëri shembullore.

Në fund të periudhës njëvjeçare të veprimit zyrtar, 1990-1991, Lëvizja e Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë ka shënuar 2511 pajtime. Prej tyre, 1169 janë gjaqe; 477 plagosje, ndërsa 865, ngatërresa. Të gjitha këto vepra humane janë bërë vullnetarisht. Pa asnjë kushtëzim të vetëm. Në emër të gjakut të derdhur për liri, flamurit kombëtar, Kosovës dhe të ardhmes në liri. Pasqyrim i humanizmit, shpirtbardhësisë dhe vetëdijes së lartë njerëzore dhe kombëtare shqiptare. Diçka të tillë nuk ka shënuar historia e asnjë populli.

Më Shumë

Serbia paraburgos mërgimtarin nga Hasi që e ndaloi dje, akuzohet për krime lufte

Policia serbe ka arrestuar një kosovar me pretendimet se i njëjti si ish-pjesëtar i UÇK-së, ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe. Bëhet fjalë për...

Diplomon gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës

Sot në sallën ‘1 Tetori‘ në Prishtinë diplomoi gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës, në përbërje të komuniteteve të ndryshme. Këtë ceremoni solemne, me...

Lajmet e Fundit