8.2 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

Thellohet bilanci i jetëve të humbura nga tërmeti, mbi 7 mijë viktima dhe mbi 35 mijë të plagosur

Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që ka goditur Turqinë dhe Sirinë ka shkuar në 7266. Ndërsa deri tani numërohen mbi 35 mijë të plagosur.

Ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca ka njoftuar mbrëmjen e sotme se nga tërmetet kanë humbur jetën të paktën 5434 persona dhe janë lënduar 31777. Raporti i fundit i autoriteteve turke e çon numrin e përgjithshëm të viktimave në Turqi dhe Siri në 7266.

Në kushte të pafavorshme, për shkak të pasgoditjeve dhe të ftohtit ekipet e shpëtimit po garojnë me kohën për të gjetur të mbijetuar në rrënojat e ndërtesave të shembura në Turqinë juglindore dhe në Sirinë veriperëndimore. Vlerësohet se qindra njerëz mbeten të bllokuar në rrënoja dhe ankthi për fatin e tyre sa vjen e shtohet me kalimin e orëve.

Kjo situatë ka bërë që në spitale të ketë mbingarkesë. Në Siri raportohet se spitalet janë absolutisht të mbingarkuar dhe vetëm shtohen të plagosurit që kanë nevojë për trajtim mjekësor

Më Shumë

U varros me nderime ish-drejtuesi i institucioneve më të rëndësishme arsimore në Prizren, prof. dr. Zahadin Shemsidini

Është varrosur sot me nderime në varrezat e qytetit të Prizrenit ish-rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” dhe ish-drejtori i Arsimit në Prizren, prof. dr....

Zekaj renditet i 5-ti në Sofia European Open 2026

Xhudisti Shpati Zekaj ishte i lirë në xhiron e parë, në të dytën mposhti 2 Wazaari dhe 1 Yuko, Borislav Vladov nga Bullgaria. Në...

Lajmet e Fundit