11.8 C
Prizren
E premte, 31 Mars, 2023

Vrasje masive në Mississippi, burri vret ish-gruan dhe pesë të tjerë

Një mashkull i armatosur me tre armë ka vrarë ish-gruan e tij dhe pesë të tjerë gjatë një përleshje në një qytet rural në Mississippi në SHBA, njofton policia.

 

Viktimat u vranë në disa lokacione, në një dyqan, dy shtëpi në Arkabutla, një komunitet me më pak se 300 banorë.

Policia ka arrestuar dhe ngarkuar 52-vjeçarin me vrasje të shkallës së parë.

Megjithatë, motivi i vrasjeve nuk është bërë i ditur.

Hetuesit thonë se sulmuesi se ai nisi nga shtëpia e ish-gruas, të cilën e vrau, pastaj u kthye në rezidencën e tij dhe vrau njerkun dhe një grua tjetër, raporton Neë York Times, përcjell Klankosova.tv.

Pastaj, ai vrau dy të tjerë, në një veturë dhe tjetrin në rrugë, jo larg shtëpisë së tij. Dy viktimat e fundit ishin punëtorë të ndërtimit aty afër, sipas sherifit Lance.

 

 

Më Shumë

Prizren: Djali ia demolon zyrën babait, policia e arreston dhe i sekuestron marihuanë e heroinë

Policia e Kosovës raporton se kanë arrestuar në Prizren një person të dyshuar, mashkull, i cili ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. ‘’Është arrestuar...

Me bukurinë e lirisë

Sahit Osmani (22 dëshmorëve ,dhe 18 martirëve të Randobravës) Me bukurinë e lirisë keni hyrë në qenien tonë Të shndërruar në përmendore me bardhësinë e ditëve rilindni Shtresave të atdheut gjaku...

Lajmet e Fundit