3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Berisha: Specialja, produkt i investimit të Serbisë me mbështetjen edhe të ndonjë argati në Kosovë

Ish-deputeti Zafir Berisha ka thënë se dy ditët e para të gjykimit ndaj Thaçit e të tjerëve kanë dëshmuar se Gjykata Speciale është ndërtuar mbi shpifje e insinuata.

”Më në fund besoj se edhe ai me dioptrinë më të dobët në Kosovë, u vërtetua dhe u bind që Gjykata është një monstrum politik mbi shpifje, rrena dhe insinuata të njerëzve që e kanë sponsorizuar këtë gjykatë, Kjo për mendimin tim u pa me prezantimin e aktakuzës nga Prokuroria. Ndërsa UÇK-ja e vërtetë u pa sot, me deklaratën e Hashimit si përfaqësues politik dhe me deklaratën e Rexhës si luftëtar i orëve të para, po ashtu edhe prezantimi briliant i mbrojtjes”, tha Berisha.

“Po shpresoj që niveli i gjyqtarëve nuk mundet me ra viktimë e politikave të caktume, gjeopolitikave që po ndodhin viteve të fundit. Natyrisht se trupi gjykues ka me qenë në hall të madh, sepse aty ke një grumbull i madh të dhënash që prezentohen si fakte dhe që për ne besoj edhe për të gjithë ata që janë në rrjedha të zhvillimeve derivojnë nga Serbia”, ka shtuar anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate.

Sipas tij Gjykata Speciale është produkt i investimit që e ka bërë Serbia, me mbështetjen edhe “të ndonjë argati që i ka mbetur në Kosovë”.

“Ky monstrum politik është produkt i investimit të madh që ka bërë Serbia, edhe me mbështetjen e Rusisë, diplomatit rus në Këshill të Evropës por edhe me ndonjë argat të tij që ka mbetur në Kosovë. Sepse është sekret publik tash që Dick Marty, që tash është fshehur me ndonjë birucë është rekrutuar nga shërbimi sekret, për këtë ka edhe libër se Ambasadori i Serbisë me mision ka shku me rekrutu dhe me furnizu. Ai ka marrë mision prej shefit të BIA-s dhe realisht e ka arrit këtë qëllim dhe pastaj ai senator ka arrit me i befasu me fantazitë që i janë servirue prej Serbisë për njëfarë Shtëpie të Verdhë që ka ardhur edhe deri te miratimi i rezolutës së Këshillit të Evropës”, ka deklaruar Berisha në InfoNata në Tëvë 1.

Ai ka shtuar se edhe Kuvendi e ka votuar këtë Gjykatë, pasi kanë qenë të bindur që nuk ka ekzistuar Shtëpia e Verdhë dhe që nuk janë trafikuar organe.

“Të njëjtin karrem e ka hangër edhe Kuvendi i Kosovës, por në anën tjetër të medaljes. Kuvendi kanë qënë shum të bindun se Shtëpia e Verdhë nuk ka ekzistuar dhe ky është një trillim dhe duke dashtë që mos t’i ikën një trillimi e kanë votuar, po tash Gjykata as nuk e përmend, ka muaj të tërë që askund nuk flitet për trafikim të organeve Shtëpinë e Verdhë, flitet për ndonjë shkelm apo ndonjë shpullë që dikush e ka hangër e që ia ka zënë rrugën dikujt. Dhe kjo ka mundur të trajtohet edhe nga ndonjë gjykatë vendore”, ka shtuar Berisha.

Më Shumë

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara shiu. Në orët...

Qeveria reagon pas procesit të votimit: Republika e Kosovës ka përmbushur obligimin e saj ndaj qytetarëve

Qeverisë e Republikës së Kosovës ka reaguar në lidhje me procesin e djeshëm të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në...

Lajmet e Fundit