Hapësirat e kalasë në Prizren po dëmtohen nga rrjedhja e ujit |Video

Në ambientet e Kalasë së Prizrenit, që nga viti 1952 është vendosur një rezervar i ujit që po sjell mjaft telashe në këtë objekt të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore. Udhëheqësi i punimeve në kala, Shafi Gashi, thotë se rrjedhjet e ujit janë të shpeshta si dhe jashtë kontrolli.

Edhe banorët e kësaj pjese thonë se nga uji i pakontrolluar që derdhet, po u dëmtohen shtëpitë.

Menaxheri teknik i Hidroregjionit Jugor, Aranit Ukimeri, thotë se defekti është sanuar. Por kompania nuk ka buxhet për të evakuuar këtë rezervuar.

Kalaja e Prizrenit është ndër objektet më të rëndësishme të qytetit historik, që tërheq shumë vizitorë në çdo stinë.

Hapësirat e kalasë në Prizren po dëmtohen nga rrjedhja e rezervuarit të ujit i vendosur para gjashtë dekadash

 

Më Shumë

59 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 866 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Në Savrovë përkujtohen dëshmorët dhe martirët e lirisë

Në fshatin Savrovë të Suharekës është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nderim të bijve dhe bijave të rënë për lirinë e vendit. Në këtë aktivitet,...

Lajmet e Fundit