2.8 C
Prizren
E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024

Autoriteti i Konkurrencës po monitoron 20 artikuj për rritje të çmimeve – për vajin procedurë e veçantë

Autoriteti i Konkurrencës së Republikës së Kosovës është duke monitoruar 20 artikuj ushqimor për rritje të çmimeve. Këtë e ka konfirmuar për Ekonomia Online, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm, në këtë institucion Selajdin Beqa.

Ai ka sqaruar se këta artikuj janë nga shporta bazike e konsumit, për të cilët do të monitorohen çmimet se si kanë ndryshuar.

Beqa ka përmendur ngritjen siç ka thënë ai rapid e të pakontrollueshëm të çmimeve vitin e kaluar, periudhë për të cilën tha se kanë evidencë dhe janë duke e monitoruar sidomos çmimin e vajit.

Ai pohon se në këtë rast dyshohet se ka pasur një marrëveshje  ndërmjet përpunuesve, distributorëve dhe shitësve me pakicë, madje ka dyshime se ka pasur edhe kufizim të shitjes.

Për këtë çështje Autoriteti do të hartojnë në raport të veçantë se si ka ardhur deri të çmimet larta të vajit në atë kohë.

“Autoriteti i Konkurrencës momentalisht i ka nën hetim disa procedura hetimore si nga telekomunikacioni, dy procedura hetimore një është hapur më herët, dhe tash më së fundi është edhe një procedurë tjetër, dmth dy janë nga sektori i energjisë dhe një nga sektori mineralet. Sektorë tjerë që e kemi nën monitorim janë shporta e bazike, apo shporta e konsumatorit të cilat janë 20 produkte që i kemi nën monitorim dhe shumë shpejt do të dalim me një konkluzion edhe për çështjen në fjalë, vajin dmth”.

“Çrregullimi  i tregut në mars të viti 2022 që pati një rritje rapide e pakuptueshme në mënyrë të përnjëhershme në disa supermarketë, hipermarkete dhe jemi duke shikuar në atë kohë se çfarë ka ndodhur. Në atë periudhë ne funksionin pa Komisionin e Konkurrencës dhe proceduralisht nuk mund me procedurë çështjen për ta shqyrtuar se çfarë ndodhi, por evidencën e kemi pasur dhe shumë shpejt do të dalim me një konkluzion edhe për çështjen e vajit”.

Beqa gjithashtu tha se në procedurë të hetimit 2 raste në sektorin e telekomunikimeve, një në energji dhe një rast në sektorin minerar, raporton EO.

Për këtë rast dhe të tjera Beqa tha se kanë bashkëpunim me Prokurorinë e Departamentin e Krimeve Ekonomike në Polici.

“Për këtë rast kemi bashkëpunim edhe me inspektorët e Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë, po ashtu kemi kontaktuar edhe Departamentin e Krimeve Ekonomike, edhe Policia e Prokuroria janë interesuar, dhe është një rast i hapur. Sepse aty flitet që ka një marrëveshje mes përpunuesve, distributorëve dhe shitësve me pakicë, ka elemente që ka edhe kufizim të shitjes kjo e bënë çështjen edhe më të ndërlikuar atëherë. Do të bashkëpunojmë me Prokurorinë, Policinë dhe inspektorët e ATK-së dhe do të vijmë me një konkluzion për çështjen në fjalë”.

“Bazuar në procedurat ligjore, janë dy momentume të procedurë, shqyrtimi paraprak i hetimit deri në gjashtë muaj, pastaj vendosim me konkluzion për mbyllje të procedurës ose hapje, dmth fillimin e hetimeve. Komisioni është mandatuara në kuvend në qershor të vitit 2022 deri më tani kemi marrë 17 akte, procedura hetimore, lejimin e disa përqendrimeve. Janë konkluzione për mbyllje të procedurës, konkluzione për hapje të procedurës, janë 2 nga sektori i telekomunikimeve, një në energji dhe një në sektorin minerarë. Po presim nga shporta 20 artikujt do të shikojmë mundësi që të hapim procedurë të shohim çka ka ndodhur me ngritjen e çmimeve në treg. Në kuadër të kësaj ne do të ndërmarrim procedura ligjore”.

Më Shumë

Suhareka e refuzon kërkesën e Ballkanit që “Xhebrailat” të jenë në derbi

Tifozëri të tyre zyrtare nuk kanë. Por FC Suhareka po dëshiron që në derbin e qytetit, edhe Ballkani të luaj pa mbështetësit e tyre të...

Vullnetarët e Vetëvendosjes në kufirin e Morinës ftojnë bashkatdhetarët të regjistrohen për votim

Në kufirin e Morinës, ku qindra mërgimtarë po arrijnë çdo orë duke sjellë gjallëri dhe energji festive në prag të fundvitit, përveç pritësve familjarë...

Lajmet e Fundit