“Konfirmojmë transferimin e portierit Oytun Ozdogan nga Yeni Malatyaspor e Turqisë.

Mirë se vjen Oytun!”, ka njoftuar Malisheva.

Skuadra nga qyteti që gjendet në qendër të Kosovës nuk ka dhënë detaje sa i takon marrëveshjes me futbollistin.

Aktualisht në tabelën që kryesohet nga Ballkani, Malisheva gjendet në pozitën e katërt.

Të shtunën në kuadër të Javës së nëntë të Albi Mall Superligës, Malisheva e pret Dritën.