12.8 C
Prizren
E shtunë, 2 Nëntor, 2024

86 dorëheqje këtë vit, kreu i Sindikatës: Policia ka vullnet e kapacitete për ta mbrojtur vendin

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka konfirmuar se nga janari kanë dhënë dorëheqje 86 pjesëtarë të Policisë. Përderisa që nga formimi i këtij institucioni deri në fund të viti 2022 mbi 2 200 zyrtarë e lanë këtë institucion.

Sipas tij, numri i madh i largimeve ka ardhur si pasojë e kushteve jo të mira, e pagave jo të dinjitetshme. Madje tha se edhe pas pensionimit ata nuk kanë trajtimin e duhur, duke u paguar vetëm 100 euro.

“Dorëheqjet në Policinë e Kosovës kanë ndodhur edhe më herët, që nga formimi i Policisë Kosovës e deri më 31 dhjetor 2022 kemi pasur mbi 2 mijë e 200 dorëheqje, të evidentuara që i bëjnë gati 100 për çdo vite. Mirëpo periudha të ndryshme këto kanë qenë në ndonjë vite më shumë apo në ndonjë vit më pak, vetëm për këtë vite vetëm për 2023 nga janari deri më tani kemi 86 dorëheqje, dhe shumica e këtyre dorëheqjeve janë për shkak të kushteve dhe të mirëqenës, dhe të një page jo të dinjitetshme, apo jo të mjaftueshme për të siguruar ekzistencën për një familje sado të vogël si dhe kushtet e tjera, s’ka sigurim shëndetësore e jetësorë s’ka ligje të pensionimit, sepse zyrtarët policorë kur e përfundojnë karrierën pas moshës 56 vjeçare janë më 100 euro pension”.

Duke komentuar aksionet e Policisë, ai tha se kanë kapacitete dhe vullnet për të mbrojtur rendin dhe qetësinë, por që tha se duhet t’i kenë duart e lira. Përderisa tha se duhet që të kenë buxhet më të lartë, raporton EO.

“Policia e Kosovës ka kapacitet, por mbi kapacitetin e ka vullnetin, dhe dëshirën për të mbrojtur rend, qetësi publike dhe integritet të këtij vendi, prandaj besojë shumë së ka edhe kapacitete edhe mundësi që ta mbrojë këtë vend, vetëm iu duhen duart e lira, gjë që i ka duart e lira për të vepruar në çfarë do situate në mënyrë ligjore dhe kushtetuese, përndryshe nëse ndalim për kapacitetet luftarake të vendeve të tjera definitivisht ajo është një çështje tjetër që këtë mund ta vlerësoje vetëm më ekspertët”.

“Mendoj që është dashur të ndahet një buxhet më i lartë, sa i përket punës Policisë apo institucioneve të sigurisë sepse këto nevojat janë jashtëzakonisht të mëdha, qoftë për mirëqenie në qoftë për mjete të tjera logjistike apo çfarë do qofshin, Policinë e Kosovës apo institucionet të sigurisë mund të ndodhë edhe situata më kërkesa shtesë, të paplanifikuar prandaj mendojë që është dashur të ndahet një buxhet më i lartë”.Ekonomia Online

Më Shumë

Shoferi kosovar shkakton aksident me fatalitet në Milot-Morinë, arrestohet

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Milot-Morinë, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi u përplas nga një...

Ballkani kërkon fitoren ndaj Gjilanit për të mbajtur kreun

E martja do të jetë aktive për futbollin kosovar. Sot, në orën 13:00, kampioni në fuqi Ballkani do të presë në shtëpi ekipin e Gjilanit,...

Lajmet e Fundit