19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

Aksidenti fatal me tre viktima në Prizren, reagon vëllai i njërit shofer – publikon disa video

Pas aksidentit ku mbetën të vdekur tre të rinj në Prizren, ka reaguar vëllai i njërit prej të arrestuarve nën dyshimin e organizimit të garave të shpejtësisë në autostradë, ku për pasojë u shkaktua aksidenti fatal. Ai thotë se gara nuk është organizuar nga vëllai i tij.

Vëllai i Irfan Hotit ka mohuar se gara është organizuar nga ai, si dhe sipas tij pas insistimit të viktimës Nue Bibajt, vëllai i tij ka vozitur veturën e të ndjerit.

 

 

Kujtojmë se të vdekur nga ky aksident mbetën Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, ndërsa janë arrestuar Arlind Syla dhe Irfan Hoti.

Shkolla Fillore “Loyola” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të mësimit klasor

Reagimi i tij i plotë:

 

 

“Personalisht un i njoh te ndjeret dhe shprehi keqardhje se qfar ndodhi ate nat, dhe dua te bej nje sqarim te vogel per vellaun tim.Gara nuk ishte organizu nga Irfani, gara ishte organizuar me post ne nje grup ne facebook nga pronari i makines “Golf 5”.
Nue Bibaj kishte kerkuar qe veturen e tij ta vozit vellau im Irfani, fillimisht Irfani nuk pranon por me insistimin e te ndjerit Nue Bibaj, Irfani pranon qe ta ngiste makinen e tij”, ka shkruar ai në postimin e tij.
Hoti ka mohuar raportimet se i dyshuari Irfan Hoti, i është afruar veturës tjetër dhe i ka penguar qarkulluar

“Un pash qe ne media dhe ne rrjete sociale po flitet qe Irfani i eshte afruar makines golf 5 duke i penguar qarkullimin ne rrug dhe per ate arsye shoferit tjeter i humbi kontrolli ne vetur.Por nuk eshte e vertete.Gara filloj dhe pas disa metrave makina golf 5 frenon dhe per shkak te motit te keq ajo rreshqet dhe humb kontrollin duke goditur kembesoret qe ishin duke e shikuar ngjarjen dhe per pasoj le te vdekur 3 persona dhe lendon 3 te tjer.
Ne kemi siguruar Video-fakte qe nuk u publikuan ne media se Irfani nuk ju afrua makines tjeter, kemi edhe deshmitar qe ishin ne vendin e ngjarjes nder ta ishin edhe disa familjar te ndjerit Nue Bibaj. Ne ja kemi len qdo gje ne dore drejtesis dhe presim qe rastin ta zbulojn sa me shpejt. Edhe njeher ndjej keqardhje dhe ju shprehi ngushllime familjarve te viktimave dhe sherim sa me te shpejt te lenduarve dhe kerkoj nga njerzit tjer qe ti ndalin ofendimet te kan pak mirkuptim sepse te gjith ata ishin shok me njeri tjetrin dhe asgje nuk u be qellimisht askush sdo tkishte deshiruar qe kjo te ndodh”, shkroi më tej ai.

Më poshtë mund të shihni edhe disa video të publikuara nga vëllau i Irfan Hotit, Qamil Hoti.

.

Video Player

00:00
00:12

Video Player

00:00
00:14

Video Player

Më Shumë

Prizreni përkujton dëshmorët dhe martirët në 26-vjetorin e Epopesë së Vërrinit

Sot, në 26-vjetorin e Epopesë së lavdishme të Vërrinit, zyrtarë të Komunës së Prizrenit dhe qytetarë të shumtë u mblodhën për të nderuar dëshmorët...

Vrasja e 19 vjeçares para 11 vjetësh në Prizren nga dy shtetas të Shqipërisë, si u arrestua dhe ekstradua i dyshuari i dytë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar dhe është ekstraduar nga Britania një i dyshuar për vrasjen që kishte ndodhur para 11 vitesh...

Lajmet e Fundit