Liria prezanton shtatë përforcime

Liria e Prizrenit ka njoftuar se është përforcuar me disa futbollistë. Njoftimi është bërë nga skuadra e Superligës të premten.

“Steve Schmidhausle, qendërmbrojtës, ka nënshkruar me FCLiria. Vjen nga Zvicra dhe përvoja e tij do të ndihmojë skuadrën në arritjen e suksesit”, ka njoftuar Liria.

Biznesi “Time Out” në Prizren kërkon një punëtor

Poashtu skuadrës i është bashkuar edhe Aldi Gjumsi. “Ai vjen nga Teuta Durrësit. Pritet që anësori këmbëshpejtë të ndihmojë sulmin e Lirisë drejt qëllimit. Ka qenë pjesë edhe e Tiranës”, ka njoftuar skuadra nga Prizreni.

Gjithashtu skuadra ka njoftuar edhe për nënshkrimin me Fluturim Domin. “Domi vjen nga Kukësi dhe ka përvojë në kampionatin shqiptar. Luan sulmues krahu dhe shquhet me depërtime të shpejta”, ka shkruar Liria.

Në të njëjtën kohë te Liria është kthyer edhe Roni Gashi.

“Roni Gashi lojtar që doli nga Akademia e Lirisë e më pas bëri karrierë në Shqipëri (Teuta), pastaj te Ballkani e Suhareka, ka firmosur me skuadrën e zemrës – FC Liria. Roni pritet të japë më të mirën për FC Liria bazuar në përvojën që ka”, ka theksuar skuadra prizrenase.

Gjithashtu skuadra është përforcuar edhe me Arbër Bashën, Xhelal Terziqin e Enis Gavazajn.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Më Shumë

Komuna e Suharekës vazhdon dëgjimet publike për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të disa fshatrave në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit (KAB)...

Haradinaj qëndron në Lugishtë të Hasit, viziton teqen e Shejh Xhemajliut

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar në Lugishtë të Hasit, ku ka vizituar teqen e Shejh Xhemajliut dhe është takuar me qytetarë e...

Lajmet e Fundit