Të dielën janë zhvilluar katër ndeshje në kuadër të 1/8 së finales së Kupës së Kosovës.

Ndër ndeshjet më dramatike ka qenë ajo mes Trepça ’89 dhe Llapit, ku skuadrat janë ndarë në barazim 2-2 në kohën e rregullt, po që ku në kohën shtesë, Trepça ’89 ka shënuar dy gola vendimtarë, duke triumfuar me rezultatin 4-3.

Një tjetër skuadër që ka pasur paraqitje të mirë ka qenë Ballkani, i cili ka mposhtur Vëllaznimin me rezultat minimal përmes një golit të shënuar  Vesel Limaj.

Dukagjini nga Klina gjithashtu ka shkuar tutje duke mposhtur Dinamon e Ferizajt me rezultat minimal 1-0. Goli fitues është shënuar nga Merlaku.

Skuadra e Dritës ka kaluar skuadrën e Rilindjës me rezultat 3-0. Golat janë realizuar nga Krasniqi dhe Baftiu. Rtklive.com