Gresa Bakraçi eliminohet nga Olimpiada

Atletja jonë, Gresa Bakraçi ka përfunduar garën në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Gresa Bakraçi debutoi sot në Lojërat Olimpike Paris 2024, ku në disiplinën e 800 metrave në atletikë, ajo zuri vendin e fundit, respektivisht të tetin, para rreth 80 mijë shikuesve të pranishëm në stadiumin “Saint Dennis”.

Atletja jonë përfundoi me kohë 2 minuta e 13.29 sekonda. Në renditjen e përgjithshme doli e 49-ta.

Kujtojmë që disiplina e Gresës është ajo e 3000 metrave, ndërsa 800 metërshi iu mundësua të garonte në Paris 2024.

Gresa ishte garuesja e vetme që përfaqësoi Kosovën në garat e atletikës në Paris 2024.

Më Shumë

Gjashtë serbë arrestohen afër manastirit në Prizren

Gjashtë serbë janë arrestuar sot në Prizren afër Manastirit “Shën Arangjeli”. Detaje për arrestimin e tyre ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin...

Kosovarët për Bajram drejt Shqipërisë, rritje e fluksit në Morinë

Shumë kosovarë kanë shfrytëzuar ditën e Kurban Bajramit për të festuar dhe për të vizituar qytetet dhe pikat turistike në Shqipëri. Dita e Kurban Bajramit...

Lajmet e Fundit