7.9 C
Prizren
E mërkurë, 1 Prill, 2026

Kastrati priti kolonelin Rocco Mundo të KFOR-it

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me drejtorin, Fatmir Ademaj dhe shefen Blertë Krasniqi e ka pritur sot në takim Komandantin e Komandës Rajonale në perendim të Misionit të KFOR-it kolonel Rocco Mundo.

“Pata kënaqësinë të pres në takim komndantin Rocco Mundo dhe të bisedojmë tema të cilat janë në interes të qytetarëve të të dyja palëve si dhe kronologjikisht prezantoi zhvillimet e projekteve dhe të arriturat ekonomike, infrastrukuturore dhe në shumë sektorë të tjerë në komunën e Malishevës, të cilët kanë ndikuar drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve tanë e po ashtu zotohem për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të komunës sonë dhe KFOR-it bashkëpunim i cili do të sjellë prurje të reja të projekteve në komunën tonë edhe në të ardhmen”, është shprehur kryetari Kastrati, gjatë takimit me komandantin Rocco Mundo.

Ndërsa komandanti Rocco Mundo, sjelli një vlerësim tejet pozitiv në shumë aspekte për të arriturat që janë bërë brenda këtyre viteve në liri dhe uroi që udhëheqja komunale të vazhdoi me këtë dinamikë të lartë t’u shërbej qytetarëve të vetë për ngritjen e standardit në mirëqenie si dhe ofroi gatishmërinë për bashkëpunim në vazhdim.

Në fund të takimit, Komandanti, Rocco Mundo ia dorzoi një pikturë me motive nga vendi që vije, kryetarit Kastrati./PrizrenPresscom

Më Shumë

Historike: Kosova drejt “Ëndrrës Amerikane”

“Dardanët” kanë marrë një fitore të madhe 4-3 ndaj Sllovakia në Bratislavë, në ndeshjen e play-off-it për FIFA World Cup 2026. Kosova u rikthye fuqishëm...

Olimpiada e Kimisë mbahet me sukses në Suharekë

Në Komunën e Suharekës është organizuar me sukses Olimpiada e Kimisë, ku morën pjesë nxënës nga shkollat e mesme të larta të kësaj komune. Sipas...

Lajmet e Fundit