1.2 C
Prizren
E enjte, 22 Janar, 2026

Komuna e Rahovecit dorëzon propozim-buxhetin 2025 me vlerë 20.9 milionë euro

Drejtori për Buxhet dhe Financa i Komunës së Rahovecit, Afrim Limani, ka dorëzuar sot zyrtarisht, sipas afatit ligjor, propozim-buxhetin për vitin 2025 te kryesuesi i Kuvendit, Arbër Zenuni.

“Pas përfundimit të dëgjimeve buxhetore me qytetarë, biznese, shoqërinë civile, fermerë, u dorëzua edhe dokumenti i propozim – buxhetit 2025-2027, që në seancën e radhës pritet të miratohet nga anëtarët e Kuvendit”, thuhet në njoftimin e komunës, përcjell PrizrenPress.

Sipas njoftimit zyrtar, në buxhetin për vitin 2025, janë përfshirë një numër i konsiderueshëm i projekteve të rëndësishme për Komunën e Rahovecit, kërkesa dhe propozime të bëra nga qytetarët gjatë dëgjimeve buxhetore, që janë mbajtur në qytet dhe në disa vendbanime.

Buxheti i Komunës së Rahovecit për vitin 2025, duke i përfshirë të gjitha kategoritë ekonomike në total është 20,982,796.00 euro.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Tragjedi në Dragash: Dyshohet se djali e vrau nënën e tij

  Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Restelicë të Dragashit. Dyshohet se në mesnatën e së martes, një burrë i moshë 30 vjeçare se e...

Tre drejtorë të tjerë nga LDK-ja emërohen në Komunën e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar për emërimin e tre drejtorëve të rinj në ekzekutivin komunal, të cilët vijnë nga radhët...

Lajmet e Fundit