-1.2 C
Prizren
E martë, 16 Dhjetor, 2025

4 raste të reja me COVID-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 432 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 85 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 14.204 raste nga 54.443 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 568 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 97 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.643 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.993.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 15 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Gjakovë 6 raste, komuna Kamenicë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Mitrovicë, Skenderaj dhe Suharekë.

Më Shumë

Qeveria Kurti pritet të ekzekutojë para zgjedhjeve pagën e 13-të për punonjësit e shtetit

Tashmë kur jemi në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit, kryeministri në detyrë Albin Kurti po vazhdon ta shfrytëzojë pozicionin për...

Rahoveci me fitore të madhe ndaj Pejës

Rahoveci 029 shënoi fitore shumë të rëndësishme ndaj GO+ Peja me rezultat 83:71 (23:24, 21:17, 26:16, 13:14), në javën e 11-të të ProCredit Superligës,...

Lajmet e Fundit