400 nëna malishevase që kanë lindur fëmijë, përfituan nga 100 euro

Komuna e Malishevës ka ndarë nga 100 euro për nënat që kanë lindur fëmijë në periudhën gjatë vitit 2019 dhe në vitin 2020 (deri më tani).

“Numri i nënave që kanë lindur dhe kanë aplikuar që të jenë përfitues të kësaj përkrahje, është 400, ndërsa shuma e pagesës sipas vendimit, është nga 100 euro”, thuhet në njoftim.

Gjatë këtyre ditëve Malisheva është duke u përballur me pandeminë COVID-19, ku kanë rezultuar 64 persona pozitiv me këtë virus.Institucionet komunale, disa herë në konferenca kanë deklaruar se komuna është duke u përballur me vështirësi dhe mungesë të mjeteve mbrojtëse ndaj kësaj pandemie.

Më Shumë

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Arrestohet 27-vjeçari i dyshuar për vjedhje të rëndë në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, pas një operacioni hetimor disa ditor në Suharekë. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit