8.8 C
Prizren
E enjte, 2 Prill, 2026

Marshi solidarizues në Dragash, mbështetje për gratë e prekura nga kanceri i gjirit

Sot në Komunën e Dragashit u mbajt një marsh solidarizues në mbështetje të grave të prekura nga kanceri i gjirit, në kuadër të aktiviteteve për Muajin Rozë të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit.

Ky aktivitet pasoi një ligjëratë vetëdijësuese, e cila u mbajt në sallën e Asamblesë Komunale nga doktoresha gjinekologe, Sebahate Sylejmani Shala, dhe u organizua nga Grupi i Grave Asambleiste, në bashkëpunim me kryesuesen e Kuvendit dhe zyrtaren për Barazi Gjinore, përcjell PrizrenPress.

Marshi mblodhi një numër të madh pjesëmarrësish, duke shprehur solidaritetin e komunitetit ndaj grave të prekura nga kjo sëmundje.

Gjatë fjalës së tij, Kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini, falënderoi organizatorët dhe theksoi rëndësinë e diagnostikimit të hershëm, duke shprehur përkushtimin e tij për të mbështetur nisma të tilla. “Jemi të përkushtuar të mbështesim çdo nismë që sensibilizon opinionin për çështjet e shëndetit publik, sidomos për grupet më të ndjeshme si gratë dhe vajzat,” u shpreh ai.

Kryesuesja e Kuvendit, Arijeta Skeraj, premtori aktivitete të tjera gjatë Muajit Rozë dhe njoftoi se gratë e prekura nga kanceri do të subvencionohen me 500 euro, ndërsa nga viti 2025 Papa Testi do të ofrohet falas për gratë e komunës.

Marshi solidarizues përmbylli aktivitetin, duke e kthyer ditën në një shenjë fuqishme të mbështetjes dhe ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në Komunën e Dragashit./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Goditi dy këmbësore me veturë, arrestohet i dyshuari në Suharekë

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Shirokë, ku një person ka goditur dy këmbësore femra me veturën e tij.   Viktimat kanë pësuar lëndime të...

Recidivisti suharekas: Sulmuesi i “mprehtë”, cak policinë (Video)

Policia e Kosovës është në telash me një person në Suharekë, i cili kryen vepra penale, por lirohet për shkaqe shëndetësore. Me këtë person, s’po...

Lajmet e Fundit