9.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Prill, 2025

Bashkimi fiton derbin, vazhdon serinë historike

Nuk ka të ndalur seria historike e fitoreve të Bashkimit në fillim të stinorit, të cilën ekipi prizrenas po e shkruan këtë stinor. Sonte ka rënë edhe Prishtina, ndërsa Bashkimi ka shënuar fitoren e gjashtë nga gjashtë ndeshjet e para të stinorit, duke ruajtur sigurt lidershipin në renditje në fillim-stinorin 2024/25.

Prizrenasit përkundër se nuk kanë arritur të shënojnë asnjë pikë në gati 5 minutat e fundit të ndeshjes, kanë pasur aq bagazh, sa të mos brengosen fare për fitore, të cilën e shënuan sonte me rezultat 93-80.

Pas çerekut të parë të barabartë, 27-27 dallimi kryesor u bë në çerek të dytë, kur portokallezinjtë e drejtuar nga Darko Radulovic morën epërsinë me 23-12, për ta shtuar atë në çerek të tretë me 24-19. Çereku i fundit edhe pse i takoi Prishtinës, 19-22, nuk pati peshë në rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Me 18 pikë, Lejson Zeqiri ka qenë koshashënuesi më i mirë i Bashkimit në fitore, ndërsa me 17 të tjera u dallua Meriton Ismaili. I pari dha 4 treshe nga 10 tentime, ndërsa i dyti ishte thuajse perfekt, me 5 të shënuara nga 6 tentime. Kjo është gjithashtu hera e parë këtë stinor ku dy lojtarë vendas të Bashkimit kanë qenë koshashënues kryesorë në një ndeshje!

Shuti sonte i shkoi për dore ekipit vendas, ndërsa kanë qenë shumë mbi mesatare të saktë, duke shutuar me 50% saktësi: 17/34.

Prishtinës nuk i kanë mjaftuar 25 pikët e Jalen Moore-it, që bëri edhe 6 asistime e 8 kërcime. 18 të tjera i dha Daniel Lekndreaj, kurse 15 i shtoi Josh Nzeakor. Ekipit të Prishtinës iu lëndua Rashad Williams, ndërsa më pas njëjtë edhe Damiree Burns.

Bardhekaltërit pësuan për herë të parë pas 4 xhirosh, ndërsa të dyja humbjet i kanë pësuar në “Sezai Surroi”. Bilanci aktual i tyre në Superligë është 4-2! Bashkimi perfekt 6-0!/topsporti/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”


https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Suhareka me fitore të rëndësishme në luftën për mbijetesë, mposht Malishevë

Suhareka ka arritur një fitore jetike në përballjen ndaj Malishevës, duke triumfuar me rezultat 2:1. Kjo fitore mban gjallë shpresat e skuadrës për mbijetesë...

Goditet me veturë një këmbësor në Zhur

Mbi 40 xhamitë në Prizren, në ditën e Fitër Bajramit u mbushën me besimtarë myslimanë. E festën e vazhduan edhe në shtëpi, në një atmosferë...

Lajmet e Fundit