2.8 C
Prizren
E premte, 15 Nëntor, 2024

MASHTI vendosë: Doracakët largohen nga përdorimi, i rishikojnë ekspertët

Doracakët e miratuar katër vite më parë për “Edukimin seksual dhe shëndetin riprodhues”, do të largohen nga përdorimi e do të rishikohen nga ekspertët.

Kështu ka vendosur Ministria e Arsimit, për të cilin proces do të formojë një Komision me ekspertë të kualifikuar e të ftuar do të jenë të gjitha palët relevante, përfshirë Këshillin e Prindërve të Kosovës.

“Ky proces do të kryhet në mënyrë profesionale, etike e transparente, dhe me tërë përkushtimin që kërkon ligji dhe detyra”, ka bërë të ditur Ministria për këtë vendim.

Kjo ministri sërish ka sqaruar se nuk ka kurrikulë të veçantë për edukim seksual e as tekste shkollore ku fëmijët mësojnë për edukimin seksual.

“Edukimi seksual synon të pajisë fëmijët dhe të rinjtë me njohuri të bazuara në fakte shkencore rreth shëndetit seksual dhe riprodhues, dhe i ndihmon të kuptojnë ndryshimet trupore që ndodhin gjatë zhvillimit”, sqarojnë tutje nga kjo ministri.

Kanë treguar se lidhur me doracakët për mësimdhënës, prej vitit 2019 janë trajnuar më shumë se 2500 mësimdhënës.

“Deri tani nuk ka pasur asnjë shqetësim nga asnjë palë, përfshirë ekspertët shëndetësorë, psikologët, mësimdhënësit, drejtorët e shkollave, Drejtoritë Komunale apo palë të tjera në lidhje me përmbajtjen e doracakëve. Pra, nga asnjë mësimdhënës nuk është ngritur kurrë më parë kjo temë”, bëhet e ditur nga MASHTI që thonë se ata kujdesen me të gjitha resurset njerëzore për mirëqenien e fëmijëve në vend.

Ndaj, janë zotuar se këtë proces të rishikimit do ta kryejnë me përgjegjësi të lartë etike dhe profesionale, derisa u kanë bërë thirrje të gjithëve të përmbahen nga gjuha, siç e kanë quajtur, tejet të papërshtatshme që po përdoret ditët e fundit.

“Po ashtu, njoftojmë mësimdhënësit dhe prindërit se doracakët do të largohen nga përdorimi dhe nga faqja zyrtare e MAShTI-t deri në përfundim të rishikimit nga komisioni me ekspertët dhe të gjitha palët kompetente që i japin siguri e qartësi këtij procesi.

Sipas tyre, MAShTI është institucioni i vetëm kompetent me autoritetin ligjor për këtë çështje dhe se vendimet nga institucionet komunale nuk prodhojnë efekte.

“Në këtë linjë, çdo vendim jokompetent nga institucionet komunale nuk prodhon asnjë efekt juridik”, përfundon komunikata e njoftimi për këtë çështje i kësaj ministrie.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

71 vite nga vdekja e Dylan Thomas, poeti i njohur uells

Dylan Marlais Thomas ishte poet dhe shkrimtar i Uellsit, veprat e të cilit përfshijnë poezitë “Mos ecni mirë në atë natë të mirë” dhe...

Totaj inspekton punimet infrastrukturore në Lybeçevë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka inspektuar punimet infrastrukturore në fshatin Lybeçevë. Puna përfshin hapjen e kanaleve dhe largimin e shkurreve në rrugën...

Lajmet e Fundit