7.4 C
Prizren
E enjte, 15 Janar, 2026

Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona dhe sekuestron 7 armë

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, policia në Prizren ka arritur t’i ndalojë pesë persona dhë ka sekuestruar shtatë armë, tre nga to pa leje adekuate në kuadër të planit operativ me qëllim të parandalimit të gjuetisë së kundërligjshme.

Pos armëve, janë sekuestruar edhe katër radio marrës dhe municioni përkatës.

Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve dhe janë hapur rastet për veprën penale “Gjueti e kundërligjshme” dhe “Mbajtje , kontroll apo posedim i paautorizuar i armës”.

“Në Kosovë është hap sezoni i gjuetisë por gjuetia është e lejuar vetëm me kushte të caktuara dhe në vende që janë të licencuar nga ministria përkatëse, në zonë e Prizrenit nuk ka ndonjë zonë ku është e lejuar gjuetie. Për ndryshe shumë të pasionuar pas gjuetisë nuk po i përfillin rregullat dhe ligjet në fuqi”, thotë më tutje policia në komunikatë, raporton./PrizrenPress.com/

Më Shumë

“Civil War” nga Guns N’ Roses kënga e të gjitha luftërave

Guns N’ Roses kishin një rif të thjeshtë kitare që e ekzekutonin gjatë kontrollit të zërimit në studio. Gjatë një seance të tillë në...

Fillon procesi mësimor në Suharekë, kryetari Muharremaj uron nxënësit dhe mësimdhënësit

Sot ka nisur gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor në Komunën e Suharekës, duke rikthyer nxënësit dhe mësimdhënësit në bankat shkollore pas pushimit dimëror. Me...

Lajmet e Fundit