13.8 C
Prizren
E hënë, 18 Nëntor, 2024

UEFA, së shpejti me vendim për ndeshjen Rumani – Kosovë

UEFA brenda një afati të shkurtër kohor do ta marrë vendimin për ndeshjen e ndërprerë në Bukuresht ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës që i takoi Ligës së Kombeve.

Kjo ndeshje nuk e gjeti fundin, pasi në minutat shtesë të saj dhe te rezultati 0:0, futbollistët e Kosovës u larguan nga fusha për shkak të thirrjeve “Serbi, Serbi” duke detyruar gjyqtarin ta pezulloj takimin për shkak të refuzimit që të kthehen.

Sipas mediumeve rumune, nëse UEFA nuk merr vendim brenda një javë, atëherë një gjë të tillë do ta bëjë më së largu deri më 11 dhjetor, pak ditë para tërheqjes së shortit për Botërorin 2026.

UEFA tashmë ka hapur procedurat disiplinore ndaj dy feredatave, në përputhje me nenin 55 të rregullores disiplinore dhe pritet cili do të jetë verdikti final i vendimit, të cilin do ta marrë Komisioni Disiplinor dhe i Etikës.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), tashmë ka deponuar të gjitha provat në UEFA dhe ka paralajmëruar se do të shkoj deri në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Llozanë për ta ndjekur të drejtën e saj.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Prizreni prezantohet në Stamboll: Drejtori Tarashaj synon rritjen e vizitave përmes rrjetit ndërkombëtar të turizmit

Drejtori i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren, Ramadan Tarashaj, mori pjesë në Samitin e Turizmit në Stamboll, i organizuar nga Unioni i Turizmit...

Latifi bën thirrje që të rishqyrtohet vendimi për refuzimin e projektit të Kooperativës Bujqësore “Krusha” të Fahrije Hotit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka reaguar pas raportimit lidhur me vendimin e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë për refuzimin e aplikimit...

Lajmet e Fundit