3.8 C
Prizren
E hënë, 16 Shkurt, 2026

80 vjet trashëgimi kulturore: SHKA “Agimi” feston jubileun në Prizren

Shoqëria Kulturo-Artistike “Agimi” festoi sot 80-vjetorin e saj me një ceremoni solemne të mbajtur në Prizren, ku morën pjesë personalitete të shquara, përfaqësues të institucioneve dhe dashamirës të artit dhe kulturës.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ishte ndër të pranishmit dhe shprehu mirënjohjen për rolin historik të kësaj shoqërie në ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare.

“Ky jubile është moment i veçantë për historinë kulturore të qytetit, pasi kjo shoqëri, më e vjetra në Kosovë, ka dhënë kontribut të çmuar në ruajtjen dhe promovimin e kulturës dhe artit shqiptar gjatë këtyre tetë dekadave. 80 vjet pas themelimit të saj, SHKA “Agimi” vazhdon të jetë simbol i rëndësishëm i jetës kulturore të Prizrenit, që përmes muzikës, vallëzimit dhe aktiviteteve të tjera artistike, ka ruajtur trashëgiminë kulturore të qytetit tonë”, u shpreh Totaj gjatë fjalës së tij.

Ceremonia u pasurua me performanca artistike nga anëtarët e SHKA “Agimi”, të cilat sollën në skenë elemente të trashëgimisë muzikore dhe folklorike shqiptare. Këto interpretime, që pasqyruan pasurinë e kulturës sonë, u pritën me duartrokitje të shumta nga të pranishmit.

E themeluar në vitin 1944, SHKA “Agimi” është ndër institucionet më të rëndësishme kulturore në Kosovë. Përmes aktiviteteve të saj të shumta, ajo ka ndihmuar në ruajtjen dhe promovimin e artit shqiptar, duke u bërë një urë lidhëse ndërmjet brezave dhe një simbol i përhershëm i identitetit kulturor të Prizrenit./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Fitore jetike e Rahovecit 029

Rahoveci 029 shënoi fitore jetike ndaj Vëllaznimit 86:84, në një përballje dramatike dhe shumë interesante. Kuqezinjtë kishin deri në 17 pikë epërsi, por e humbën...

Vjedhja e votave në Prizren, Supremja i liron nga paraburgimi nëntë të dyshuar

Gjykata Supreme ka aprovuar kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga mbrojtësit e të pandehurve në çështjen penale ndaj B.B., A.H., A.K., Gj.Sh.,...

Lajmet e Fundit