Totaj nderon dëshmorët në Landovicë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë komunalë mori pjesë sot në ceremoninë solemne të homazheve në varrezat e dëshmorëve në Landovicë.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, veteranë të luftës, si dhe qytetarë të shumtë.

Gjatë ceremonisë, u përkujtua dhe nderua vepra e të rënëve dhe kontributi i tyre i paçmuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Totaj, në fjalën e tij, theksoi se ky ishte një moment i veçantë për të nderuar ata që dhanë jetën për atdhe, duke hapur rrugën për të ardhmen e Kosovës.

“Homazhet në varrezat e dëshmorëve janë moment i veçantë për kujtimin dhe respektin e atyre që dhanë jetën për atdhe, e i hapën rrugë të ardhmes së pavarur dhe të konsoliduar të Kosovës. Lavdi dëshmorëve, martirëve dhe heronjve të gjallë!”, tha Totaj/PP/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

64 aksidente trafiku në 24 orë në Kosovë, 25 me të lënduar

Sipas raportit 24-orësh të Policia e Kosovës, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 64 aksidente trafiku në vend. Nga to, nuk është raportuar asnjë aksident...

Dogana zbulon mall të padeklaruar në Vërmicë, vlera rreth 2 mijë euro

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar një sasi malli të padeklaruar gjatë procedurave të zhdoganimit në Zyrën e Brendshme Doganore në Vërmicë. Sipas...

Lajmet e Fundit