14.2 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Forcohet bashkëpunimi mes Komunës së Malishevës dhe KFOR-it

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur sot në takim kolonelin Rocco Mundo, Komandant i Komandës Rajonale në perëndim të Misionit të KFOR-it.

Gjatë takimit, Kastrati ka paraqitur zhvillimet dhe arritjet e komunës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me KFOR-in.

“Pata kënaqësinë të pres në takim komandantin Rocco Mundo dhe të bisedojmë për tema që janë në interes të qytetarëve të të dyja palëve. Kam prezantuar zhvillimet e projekteve dhe arritjet ekonomike dhe infrastrukturore në komunën e Malishevës, të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve tanë”, tha Kastrati.

Ai gjithashtu u angazhua për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me KFOR-in për realizimin e projekteve të reja dhe sigurimin e një mjedisi të qetë për qytetarët.

Nga ana e tij, koloneli Mundo vlerësoi arritjet e komunës dhe ofroi mbështetje të vazhdueshme.

“Vlerësoj shumë përpjekjet dhe arritjet që janë bërë në këto vite të lirisë dhe uroj që udhëheqja komunale të vazhdojë me këtë dinamik të lartë për ngritjen e standardeve të jetesës”, tha Mundo.

Në fund të takimit, koloneli Mundo i dorëzoi Kryetarit Kastrati një pikturë simbolike me flamujt e shteteve që veprojnë në kuadër të KFOR-it në rajonin e Pejës, si shenjë respekti për bashkëpunimin e vazhdueshëm./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Gjobitet i riu në Prizren, u filmua duke vozitur me 178 km/h në zonë 50 km/h

Një i ri në Prizren është ndëshkuar nga Policia e Kosovës pasi është identifikuar përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, ku shihej...

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

“V. Kryeziu” në Rahovec sjell zgjidhje moderne dhe profesionale për rregullimin e hapësirave tuaja të jashtme, me elegancë, cilësi dhe përkushtim në çdo detaj....

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit