9.5 C
Prizren
E enjte, 13 Nëntor, 2025

Dega në Suharekë e Gjykatës Themelore takon shfrytëzuesit e shërbimeve të këtij institucioni

Dega në Suharekë e Gjykatës Themelore ka zhvilluar takimin e radhës me shfrytëzuesit e shërbimeve të këtij institucioni të drejtësisë.

Sipas njoftimit, gjyqtari mbikëqyrës i Gjykatës Themelore – Dega Suharekë, Selajdin Gallapeni, së bashku me partnerët e USAID-it, ka bashkëbiseduar me përfaqësuesit e institucioneve që bashkëpunojnë me këtë gjykatë si dhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile, raporton Telegrafi.

“Gjykata Themelore – Dega në Suharekë ka përmbushur 80% të aktiviteteve që rrjedhin nga projekti i USAID për Drejtësi Procedurale, që sjellin shërbime më të lehta për qytetarët dhe palët që i drejtohen Gjykatës, duke ju ofruar hapësira komforte dhe procedura të lehtësuara”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prizren.

Zyrtarë nga Policia e Kosovës, Zyra për mbrojtjen e viktimave, Zyra për ndihmë juridike falas, Qendra për Punë Sociale, Oda e Avokatëve të Kosovës, Zyra përmbaruesve privat, dhe përfaqësues të institucioneve janë njoftuar për aktivitetet në gjykatë, dhe kanë paraqitur kërkesat e tyre për shërbimet e gjykatës.

Më Shumë

Muharremaj telefonon Lladrovcin, i thotë “lujta o Ramiz”

Kryetari i Suharekës edhe për një mandat, Bali Muharremaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës telefonoi kryetarin aktual të Drenasit, Ramiz Lladrovcin të cilit...

Ish-deputetja Mubera Mustafa: Edhe pse jam veterane e LDK-së, e votoj Shaqir Totajn – për arsye të qarta dhe të sinqerta

Në një deklaratë publike gjatë një takimi elektoral në Prizren, ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mybera Mustafa, ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për...

Lajmet e Fundit