8.9 C
Prizren
E diel, 26 Janar, 2025

Mbi 81 mijë euro dëm për viktimën, Prokuroria e Prizrenit tregon detaje nga arrestimi i 32 vjeçarit për fajde

Prokuroria Themelore në Prizren, ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e një 32 vjeçari nga Prizreni, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” dhe “Fajdeja”.

 

“I pandehuri i arrestuar, nga muaji shtator i vitit 2023 dhe në vazhdimësi, deri në datën e arrestimit, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të personit të dëmtuar, varfërinë dhe papërvojën e tij, në atë mënyrë që pasi i dëmtuari – viktima, A.Z., nuk kishte pasur mundësi t’ia kthejë një borxh në shumën prej 70,000.00 €, të cilin borxh i detyrohej të pandehurit F.Sh., pasi që ky i fundit gjatë muajit janar të vitit 2024, përmes një programi elektronik të lojërave të fatit, i kishte mundësuar të dëmtuarit të luaj bixhoz të paligjshëm, ashtu që në momentin kur viktima kishte hasur në vështirësi që t’ia paguajë borxhin, i pandehuri arrin ta bindë viktimën që në emrin e tij do të angazhohet dhe t’ia sigurojë paratë, në mënyrë që t’ia krijojë kushtet të njëjtit për kthimin e borxhit”, thuhet në njoftim.

Prokuroria thekson se në këtë rast i pandehuri i arrestuar, i ofron viktimës para me fajde – me kamata të paligjshme fillimisht prej 15% pastaj 20% e deri në 25%, kështu duke i shkaktuar viktimës dëm të konsiderueshëm pasuror, i cili nuk kishte arritur t’ia paguajë shumën e mbetur të kamatës, gjegjësisht totalin e kamatës nga të gjitha huazimet e të hollave me fajde, që nga periudha e muajit shtator të vitit 2023, e cila kap vlerën e përgjithshme prej 81,400.00 €.

“I pandehuri është arrestuar në flagrancë nga ana e Policisë së Kosovës duke pranuar të holla nga viktima në emër të kamatave të paligjshme me të cilat e kishte ngarkuar të njëjtin. I pandehuri i arrestuar, gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh, dhe për të njëjtin, prokuroria ka parashtruar kërkesë për caktim të masës së paraburgimit”, thuhet tutje në njoftim.

Prokuroria Themelore në Prizren, thekson se mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

Më Shumë

Kurti: Malisheva do të jetë në qendër të vëmendjes

Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar fushatën elektorale në komunën e Malishevës. Kandidati për kryeministër Albin Kurti, tha pas dy javësh nga kutit e votimit do...

Tjetër sukses i madh, FHK-ja e organizon fazën ndërkontinentale të IHF Trophy

Nuk kanë të ndalur sukseset e Federatës së Hendbollit të Kosovës. Pas bisedave që presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini, ka zhvilluar me drejtues të...

Lajmet e Fundit