10.4 C
Prizren
E mërkurë, 2 Prill, 2025

Vendimi i kryetarit Totaj synon shërbime më të shpejta për qytetarët prej datës 1 janar 2025

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka marrë vendim për thjeshtëzimin e shërbimeve që ofrohen nga drejtoritë komunale.

Në njoftim thuhet se prej datës 1 janar 2025, Komuna e Prizrenit do ta thjeshtësojë burokracinë e shërbimeve për qytetarët, raporton Telegrafi.

“Ky vendim i kryetarit Shaqir Totaj do t’i reduktojë procedurat administrative dhe do t’i kursejë kohë qytetarëve për shërbime të ndryshme që kryhen në administratën lokale publike. Me këtë masë, qytetarët do të mund të përfitojnë nga shërbime më të shpejta dhe më të efektshme”, thuhet në njoftim.

Në të njëjtën kohë është publikuar edhe vendimi përkatës.

 

“Në të gjitha rastet kur qytetari bën kërkesë për një shërbim administrativ, për nxjerrjen e të cilit kërkohet një dokument që lëshohet nga e njëjta drejtori apo nga një drejtori tjetër e komunës, zyrtari përkatës i komunës obligohet që dokumentin e tillë të mos e kërkojë nga pala”, thuhet në pikën e dytë të vendimit.

 

“Nëse dokumenti i lëshuar nga komuna kërkohet si kopje, atëherë zyrtari përkatës kërkon dokumentin për shikim nga pala, dokumenti kopjohet nga ana e zyrtarit dhe vendoset në dosje. Nëse dokumenti i lëshuar nga komuna kërkohet si origjinal, atëherë zyrtari përkatës e nxjerr dhe e vendos në dosje, por nuk e kërkon nga pala”.

Tutje në shtojcën e vendimit janë përshkruar edhe dokumentet që nuk kërkohen më për marrjen e shërbimeve, në Drejtorinë e Administratës, në Drejtorinë e Shërbimeve Publike, në Drejtorinë për Gjeodezi dhe Kadastër, në Drejtorinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në Drejtorinë e Inspektorateve dhe në Drejtorinë e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

NISMA në Prizren uron Fitër Bajramin: Harmoni dhe solidaritet për besimtarët

Kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit. "Të nderuar miq, të...

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Përgjatë ditës së mërkurë, sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat parashihet...

Lajmet e Fundit