Hapet panairi i verës “Cakrrojmë gotat” në Rahovec

Dje në Rahovec u bë hapja e panairit të verës “Cakrrojmë gotat”, një ngjarje kjo që do të vazhdojë edhe më 28, 29 dhe 30 dhjetor 2024 në rrugën “Xhevat Kasapi” në këtë qytet.

Kryetari i komunës, Smajl Latifi, në një postim në Facebook thekson se ky panair, i organizuar nga Komuna e Rahovecit në bashkëpunim me Shoqatën e Verëtarëve të Kosovës, sjell në zemër të qytetit traditën dhe cilësinë e verës më të mirë nga e gjithë Kosova.

“Ky panair është i rëndësishëm, ku veraritë tona prezantojnë punën, pasionin dhe produktet e tyre unike. Ju ftoj të gjithëve që të merrni pjesë, të shijoni verërat më cilësore dhe të përjetoni mikpritjen e Rahovecit!”

“Bashkërisht po promovojmë traditën tonë të verës, zhvillimin ekonomik dhe kulturor të qytetit tonë. Mirë se vini në Rahovec, në Panairin e verës “Cakrrojmë gotat”!”, shkroi tutje Latifi.

Më Shumë

Familja në Korishë në telashe me arushën, iu shfaqet rregullisht në oborrin e shtëpisë

Banorët e fshatit Korishë të komunës së Prizrenit, janë në telashe nga kafshët e egra. Një qytetar i atjeshëm, ka dërguar pamje në redaksinë e...

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit

Sot mbushen 148 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit