8.4 C
Prizren
E enjte, 23 Janar, 2025

Vrasja në “Kobra City”, babai i të ndjerit thotë se kur shkoi në spital e kuptoi se i kishte vdekur djali

Babai i të ndjerit V.C., Behar Cengu nga Kukësi ka thënë se ishte njoftuar nga një shok se djali i tij ishte në spitalin e qytetit. Këtë informacion, ai thotë ta ketë marrë pasi ishte interesuar të di për fatin e djalit që nuk po i kthehej në shtëpi në natën kritike kur kishte ndodhur vrasja.

V.C, ishte vrarë në lokalin “Kobra City” në Prizren më 3 janar 2023, ndërsa për këtë vrasje akuzohen Dibran Hoxha dhe katër persona tjerë.

Por, Behar Cungu tha se në momentin kur kishte shkuar në spital, djali i tij kishte vdekur, dhe që me pas ishte dërguar për në Tiranë, ndërsa i plagosuri tjetër Rudgen Shehu ishte dërguar më herët.

“Një i plagosur ka shku për Tiranë pastaj edhe djalin tim e kanë dërguar ne Tiranë me ambulancë. E ka shoqëru vëllau im rreth orës 6 e gjys ose 7, por kishte ndrru jetë”, shtoi tutje i dëmtuari Cengu, në seancën gjyqësore që është mbajtur të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Cengu ka thënë se e kishte thirr djalin në telefon por nuk po i bënte derisa filloi ta kërkonte nëpër qytet.

“.. I rash qytetit rreth e çark, i shkova pak para kohe shokut të shërbimit (ushtarak), ai e kishte marrë vesh ngjarjen, unë s’dija gjë, nuk isha i njoftuar. Më tha shoku a ka Behar Cengu tjetër në Kukës, thash Behar Cengu s’ka tjetër, jam vetëm unë. Më tha shko po pate mundësi në spital, aty gjeta djalin”.

Po ashtu gjatë kësaj seance është dëgjuar edhe Vllaznim Mustafa i cili kishte qenë duke bërë muzik në lokali “Kobra City” në natën kur ka ndodhur ngjarja kririke.

Tutje, në deklaratën e tij ai tha se i akuzuari Hoxha, i cili njihet me nofën “Kobra” tha se nuk ka qenë gjatë gjithë kohës në lokal, dhe se atë e kishte parë në fillim kur ka shkuar dhe në fund kur kanë ardhur policia për të kontrolluar vendin.

“Unë kam shku në ora 10 dhe aty e kam taku Dibranin, aty ka qenë. Nuk ka qenë gjithë kohës. Unë e kam pa vetëm në fillim dhe në fund me policin”, tha dëshmitari.

Tutje në dëshmin e tij, dëshmitari Mustafa tha se në lokal kishin qenë tre persona nga Shqipëria dhe pasi që kishin dalur për të biseduar me menaxherin e lokalit, ata hyn brenda duke dhe kanë filluar të rrëzojnë një tavolinë.

“Nuk i kam pa kur kanë hy brenda. Kanë dalë jashtë mirë sjellshëm, ka qenë duke bisedu nëse nuk gaboj. Ata kanë bisedu me menaxherin e lokalit… Momentin kur kanë hy brenda prap e ka përplas derën nesë nuk gaboj këta të Shqipërisë dhe e kanë rrëzu një tavolinë”, tha dëshmitari.

Në pyetjen e mbrojtësit të Dibran Hoxhës, avokatit Florent Latifaj se si janë dukur këta tre persona, dëshmitari tha se njëri ka qenë pak më i shkurtë, njëri ka qenë i gjatë dhe tjetri ka qenë pak i shëndosh.

Ndërsa, në pyetjen e avokatit Latifaj se a është e vërtet deklarata e dhënë në polici që në momentin kur njëri nga kamarierët ka dërguar një faturë për pagesë tek tavolina ku ishin këta tre persona dhe se ata kishin refuzar pagesen dhe se pastaj kanë dal për të biseduar me menaxherët jashtë lokalit, dëshmitari tha se po.

Po ashtu, dëshmitari tha se personi i cili ishte më i gjatë, kishte bërë vrull të hyntë në zyrën kur jepeshin bashkishet dhe ku qëndroni gocat, duke e shkelmuar derën.

“Gocat kanë qenë në kabinë, i kanë ulset e veta… Dhe prej aty kur ka fillu problemi kanë ik dhe kanë shku në zyre. Të njejtën zyre ka tentu me hap ky personi qe e thash. I m’shojke me shkelëm”, shtoi tutje dëshmitari.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 20 shkurt 2024, ka ngritur aktauzë kundër Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra” dhe Roland Susurit, Arben Vezajt, Burim Mazrekut dhe Jesmir Badallit, për vrasjen e shtetasit të Shqipërisë në Prizren një vit më parë.

Në aktakuzën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, “Kobra”, akuzohet se më 3 janar 2023, në ora 4:10, në afërsi të lokalit të tij “Kobra City”, në magjistralen Prizren-Zhur, me dashje ka privuar nga jeta V.C,  duke vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve R.T (Sh) dhe A.B.

Deri të rasti, sipas aktakuzës së Prokurorisë kishte ardhur pasi të dëmtuarit nuk ishin pajtuar me faturën e lartë në lokal, duke filluar kështu një zënkë me punëtorët e lokalit.

Më Shumë

Lajmet e Fundit