4.2 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Çikat kampione të Bashkimit vazhdojnë shkëlqimin në Superligë – mposhtin Pejën 03

Çikat kampione të Bashkimit kanë vazhduar shkëlqimin e tyre në Superligën e Femrave, duke shënuar një fitore bindëse ndaj Peja 03 me rezultat 76:65 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, në kuadër të javës së 12-të të kampionatit, përcjell PrizrenPress.

Ndeshja filloi me një çerek të parë të balancuar, ku Peja 03 e mbylli me epërsi të vogël 11:15. Megjithatë, në çerekun e dytë, Bashkimi dominoi plotësisht lojën, duke e përmbysur rezultatin dhe shkuar në pushim me avantazh 34:29. Perioda e tretë ishte e barabartë, duke u mbyllur me shifrat 21:21, por në çerekun e fundit çikat kampione treguan përvojën dhe cilësinë e tyre, duke mbyllur pjesën e fundit 21:15 dhe siguruar kështu fitoren e radhës.

Arbnore Përquku ishte lojtarja më e dalluar për Bashkimin, duke shkëlqyer me një performancë të jashtëzakonshme, ku regjistroi 16 pikë, 9 kërcime dhe 11 asistime. Nga ana tjetër, për Pejën 03, Juicy Landrum u shqua me 23 pikë, 2 kërcime dhe 5 asistime, por kontributi i saj nuk mjaftoi për ta ndalur fuqinë e kampionit.

Me këtë fitore, Bashkimi tani ka 11 fitore dhe vetëm një humbje, duke e forcuar pozitën si lider i Superligës së Femrave, ndërsa Peja 03 ka bilanc prej shtatë fitoreve dhe pesë humbjeve./PrizrenPress.com/

Marketing

Më Shumë

KBF Bashkimi, klubi më i mirë i vitit

KBF Bashkimi është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Klubi më i Mirë” për vitin 2025 në kategorinë e femrave, ndarë nga Federata e Basketbollit të...

Kryeqytetasit fitojnë ndaj kuqezinjve në Prizren

Sigal Prishtina fitoi duelin ndaj Vëllaznimit 74:68 (25:12, 17:22, 15:13, 17:21), përballje që u zhvillua në Prizren, raporton PrizrenPress. Bardhekaltrit e nisën ndeshjen shumë mirë,...

Lajmet e Fundit